Bota

E dhimbshme/Djali filipinas mëson nën dritat e një ‘Fastfood-i’(FOTO)

27 Mars 2019, 08:57 Nga DOSJA
E dhimbshme/Djali filipinas mëson nën dritat e një

Shumë fëmijë jetojnë në kushte tmerrësisht të vështira, duke mos pasur kushtet minimale të jetesës. Jetojmë në një botë ku ka pafund pabarazi. Disa fëmijë kanë luksin e madh për të jetuar një jetë me gjithë të mirat e disa të tjerë janë ‘të mbytur në varfëri’.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që fëmijët e pasur janë gjithmonë të suksesshëm apo të dhënë pas mësimeve. Ka edhe fëmijë që pavarsisht skamjes që i mundon ende kanë dëshirën për të mësuar dhe gjejnë të gjitha mundësitë për ta bërë këtë.

Një foto e dhimbshme është bërë virale në internet, ku fotografja filipinase Joyce Torrefranca ka realizuar një foto të një djali të vogël, i cili gjen mundësinë përtej pamundësive, për të mësuar nën dritat e një ‘Fastfoodi’, sepse në shtëpinë e tij mungon ndriçimi.

Fëmija quhet Daniel Cabrera dhe është vetëm 9 vjeç. Ai është jetim pasi babai i ka vdekur gjatë një zjarri që shkatërroi strehën e tyre, dhe tashmë të ëmës me dy fëmijë i duhet të jetojë në një dyqan, në të cilin punon.

Historia e dhimbshme e cila u postua në Facebook nga fotografja filipinase, bëri që njerëzit të ndërgjegjësoheshin dhe të mblidhnin një shumë parash në ndihmë të familjes.

Nëna e djalit ka treguar se pavarsisht se këmbëngulte që Danieli të rrinte në shtëpi dhe të mos shkonte jashtë e të ftohej në dysheme, ai këmbëngulte se detyrat që i kishte ngarkuar mësuesja duhet t’i kryente.

Histori të tilla janë frymëzim për shumë njerëz, të cilët kanë gjithçka në këtë jetë dhe iu mungon e vetmja gjë, dëshira.

Marrë dhe përshtatur nga: Mail Online

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota djali filipinas foto mëson nën dritat e fastfood-it djali filipinas foto mëson nën dritat e fastfood-it

Sondazh

Poll