Babai nuk takon dot të birin, ish-bashkëshortja: Dua lekët kokërr më kokërr dhe pastaj…
30 Prill 2020, 21:15Nga DOSJA
Në emisionit “Stop” ka mbërritur një apel i një babai i cili kërkon të takohet me djalin e tij 2-vjeçar, që sipas pretendimit të tij, ish-bashkëshortja nuk e lejon.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat në 6 Janar 2020, zgjidhi martesën e Daniela Kananit me Fabian Dogrën dhe kujdestaria i kaloi së ëmës, ndërsa të atit i njohu të drejtën e takimit të fëmijës.
Por Fabiani thotë se prej 6 muajsh nuk e sheh djalin dhe se Danjela është transferuar nga Berati në Vlorë, por ai nuk e ka një adresë të saktë të banesës së saj.
Lidhur me këtë procedurë divorci dhe rolin e përmbarimit në ekzekutimin e vendimit të gjykatës, Julian Plaka, Përmbarues shtetëror në Berat, shprehet se e ka bërë të gjithë procedurën ligjore, por zonja ka ikur nga Berati.
Sipas tij pandemia ka penguar ekzekutimin e vendimit të takimit të babait me të atin. Vetë Daniela Kanani me tone të larta thotë se babai do ta shohë fëmijën, kur të japë lekët e pensionit, pasi ka dhënë vetëm për muajt Mars e Prill.
Por Fabiani thotë, se ka derdhur paratë, kur ish bashkëshortja ka hapur llogarinë.
Gazetarja e emisionit Stop ka kontaktuar me Kananin e cila shprehet se ish-bashkëshorti i saj nuk i ka vënë në dijeni për të gjitha detajet.
“Ai duhet t’ju vërë më shumë në dijeni. Ai nuk ka paguar detyrimin ushqimor të djalit, që nga momenti i padisë e deri tani. Tani jetoj në Vlorë për momentin, sepse vazhdoj shkollën, jam në “Infermieri-Mami”, shkollën e lartë, viti i parë. Unë i kam thënë që ai të vijë ta takojë këtu, ai thotë jo nuk dua të vij ta takoj në Vlorë, se duan ta takojnë dhe prindërit e mi. Janë justifikime të tija, sepse ngaqë nuk ka lekë, përdor këto justifikime. Të japi detyrimin ushqimor, pa të shikojë fëmijën! Kur të vij në Berat, dua lekët, sa i takon fëmijës! I dua kokërr më kokërr dhe pastaj ai mund ta marri të drejtën, se tani dhe unë s’ia mohoj normal, siç e kam unë e ka edhe ai. Të plotësojë detyrimin ai dhe pastaj le ta marri!“
Përplasja e babait të fëmijës me ish-bashkëshorten e tij:
Nëna Daniela Kanani-Të japi detyrimin ushqimor, pa të shikojë fëmijën!
Babai Fabian Dogra-Daniela tani ka hapur llogari bankare, 2 muaj po bën që e ka hapur.Kam 2 muaj, që e kam bërë pagesën për djalin!
Nëna Daniela Kanani-Të japi detyrimin ushqimor, pa të shikojë fëmijën!
Babai Fabian Dogra-Si t’ia jepja unë ato paratë, ku ajo nuk kishte llogari bankare më përpara?
Nëna Daniela Kanani-Të japi detyrimin ushqimor, pa të shikojë fëmijën!
Babai Fabian Dogra-Nuk di, nuk kam asnjë lloj adrese! Unë nuk kam asnjë lloj arsyeje, që mos të jap lekët për fëmijën tim, se është fëmija im në fund të fundit!
TIRANË- Universiteti i Tiranës ka nisur sot procedurat për zgjedhjet e reja për Rektorin dhe anëtarët e Senatit Akademik. Në një vendim të marrë sot nga Ko...
TIRANË- Pavarësisht vendimeve të marra nga ministria e Arsimit për kthimin e pjesshëm në institucionet arsimore të nxënësve dhe studentëve, sërish duket se...
TIRANË– Unioni i Këshillave Studentorë kanë reaguar sot pas njoftimit nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila bëri me dije se studentët që diplomohen...
Shqipëri- Të gjithë tatimpaguesit dhe individët të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë për të përfituar nga paketa e parë e ndihmës financiare “VKM Nr.254 datë 2...
TIRANË- Drejtoresha e Tatimeve, Delinda Ibrahimaj, ka bërë me dije sot se nga paketa e parë janë dhe 3800 biznese që mund të përfitojnë, por ajo tha se ata...
TIRANË– Rënia nisi kur mosmarrveshjet mes Rusisë dhe Arabisë Saudite për të ulur furnizimin e naftës u molesën së bashku me problemet që krijoi pande...
Shqipëri- Nuk kishte shkuar akoma ora 8 e mëngjesit, por para Qendrës Kombëtare të Biznesit ditën e djeshme kishte më shumë se 20 persona që prisnin në radhë. D...
TIRANË- Universiteti i Mjeksisë në Tiranë ka marrë vendimin që semestrin e dytë ta mbyllë online. Në një urdhër të firmosur nga kryetari i Senatit Akademik...
TIRANË- Gjendja debitore e kompanisë publike të shpërndarjes së energjisë u thellua në vitin 2019 duke regjistruar nivelin 72.5 miliardë lekë, me rritje 1%...