Ekonomi

Nuk keni aplikuar për pagën e luftës? Kjo është mundësia e dytë, rihapen aplikimet për ndihmën financiare

30 Prill 2020, 05:21 Nga DOSJA
Nuk keni aplikuar për pagën e luftës? Kjo është

Shqipëri- Të gjithë tatimpaguesit dhe individët të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë për të përfituar nga paketa e parë e ndihmës financiare “VKM Nr.254 datë 27.03.2020”, do të kenë një mundësi të dytë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton që aplikimet do të rihapen nga dita e nesërme, datë 30.04.2020 dhe do të vazhdojnë të jenë aktive deri në datë 05.05.2020.

Tatimpaguesit të cilët janë identifikuar nga Adiministrata Tatimore si përfitues të Paketës Nr. 1, do të njoftohen nëpërmejt llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing për mundësinë e aplikimit nëpërmjet kësaj llogarie për të dorëzuar formularin “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare 1”.

Subjektet që do të plotësojnë kërkesën sipas Formularit, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme.

Administrata tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për të vijuar zbatimin rigoroz të këtij procesi, në përpjekjen e përbashkët për menaxhimin sa më mirë të situatës së emergjencës të krijuar nga COVID -19.

Marrë nga Monitor

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi kriza e covid-19 plani i masave per covid-19 kriza e covid-19 plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll