Ekonomi

Universiteti i Mjekësisë merr vendimin: Viti akademik quhet i mbyllur, provimet me shkrim ose online

28 Prill 2020, 16:16 Nga DOSJA
Universiteti i Mjekësisë merr vendimin: Viti akademik quhet i mbyllur,

TIRANË- Universiteti i Mjeksisë në Tiranë ka marrë vendimin që semestrin e dytë ta mbyllë online. Në një urdhër të firmosur nga kryetari i Senatit Akademik, Arben Gjata, bëhet me dije se viti akademik është shpallur i mbyllur.

Në vendim theksohet se studentët ruajnë të drejtën e frekuentimit me dëshirë të seancave të prapambetura më vitin e ardhshëm me grupet e rregullta mësimore. 

Provimet do të zhvillohen me shkrim duke ruajtur distancën për shkak të COVID-19 ose në formën online. Nga ana tjetër, një ditë më parë studentët në vitin e fundit akademik që nuk kanë provime të mbartura, mund të nisin punimin e diplomës. Të plotë e lexoni KËTU

Një ditë më parë Fakulteti i Gjuhëve të Huaja njoftoi se provimet dhe mbrotja e diplomave këtë vit do të bëhet online, për shkak të situatës së COVID-19. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale mesimi online universiteti i mjek mesimi online universiteti i mjek

Sondazh

Poll