Ekonomi

Studentët kundër vendimit të Shahinit për kthimin në auditorë: Kërkojmë përgjysmimin e tarifave dhe rimbursimin e pages

30 Prill 2020, 14:07 Nga DOSJA
Studentët kundër vendimit të Shahinit për kthimin në

TIRANË– Unioni i Këshillave Studentorë kanë reaguar sot pas njoftimit nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila bëri me dije se studentët që diplomohen këtë vit duhet të kthehën në auditore gjatë muajve të verës.

Në një deklaratë ky bashkim studentor shprehen se të gjithë studentët janë prekur nga situata e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe kërkojnë rishikimin e dy kërkesave si masa lehtësuese për të zbutur efektin financiar për secilin prej tyre. Ata kërkojnë nga ministria rishikimin e detyrimeve të tarifave të shkollimit për vitin akademik 2019-2020 dhe rimbursimin e pagesës për të gjithë studentët qe jetojnë në rezidenca.

DEKLARATA E PLOTË

Ne bazë të deklaratës sot nga Ministrja znj. Besa Shahini rezulton se në gjykimin tonë kishte disa vendime të padrejta të cilat do ti renditim si më poshtë: 1. Deri më sot është propaganduar më shumë zhurmë autonomia që kanë universitetet. Për djeninë e të gjithëve universitetet publike kanë autonomi në pjesën akademike gjë e cila sot u hodh poshtë nga deklarata e lexuar nga Ministrja Besa Shahini. Kjo autonomi në këto kushte me shumë se asnjeherë është e nevojshme dhe duhet respektuar sepse jo çdo universitet funksionon njësoj.

Znj.Shahini tha “’Të vazhdohet me metodën online mësimdhënia deri në përfundim të planit mësimor” Në këtë pikë janë lënë pa marrë parasysh mundësitë e studentëve për akses të detyrueshëm në internet për të cilat Unioni i Këshillave Studentorë e ka ngritur si shqetësimin kryesor që në fillim të kësaj situatë. Kërkesat tona vazhdojnë të bien në vesh të shurdhët. Studentët janë gjendur të papërgatitur në këtë situatë në mungesë të rrjetit te internetit (zonat e thella)e të mjeteve të nevojshme për shkak të problemeve ekonomike.

Kthimi ‘’i sajuar’’ në auditore Për sa i përket kthimit në auditore në datë 25 Gusht nuk janë marrë parasysh mundësitë që u janë hequr studentëve duke e reduktuar vetëm në një sezon mundësinë e dhënies së provimeve. Studentët morën një njoftim jo fort të këndshëm duke i vënë para një fakti të kryer, mundësia do jetë një dhe e vetme për provimet e mbartura apo dhe për përmirësim note. Duke qenë se në të gjitha universitet studentët ende kanë provime të pa dhëna nga sezoni i parë (sezoni i dimrit) do të sillte mbingarkesë provimesh. Problem tjetër që shkaton heqja e një sezoni është dhe mundësia për djegien e vitit për shumë studentë që rrezikojnë të mos përmbushin numrin e caktuar te krediteve që duhet për të kaluar vitin akademik.

“Pagat e luftës’’ për prindërit tanë dhe bursat që jep Ministria, janë llogaritur të tilla që të mbulojnë edhe tarifat e studimit? Ashtu si në letrën e hapur drejtuar Ministrisë, aspekti ekonomik ka prekur studentët në të gjitha format. Në kërkesën tonë për përgjysmimin e tarifës jemi te logjikshëm, dhe nuk po kërkojmë lëmoshë por diçka që na takon, pasi nuk po marrim shërbimin për të cilin paguajmë, duke mos frekuentuar auditoret e universiteteve dhe shpenzimet e universiteteve janë minimizuar.‘’Paga e luftes’’, qartësisht nuk mund të mbulojë tarifat e shkollimit.

Unioni i Këshillave studentorë kërkon nga universitetet që të mos luajnë rolin e spektatorit në këtë situatë. Shumë universitete nuk kanë dalë ende ne një deklaratë për procedimin e mësimit në vazhdim. Në këtë kërkesë duam të ritheksojmë që të gjithë studentët si pjesë e familjeve të prekura njëkohësisht nga situata e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19 , marrja e shërbimeve minimale nga universitetet dhe të ardhurat që përfaqësohen në shumicë vetëm nga pagat e luftës që po merren, të cilat janë një mënyrë e mbulimit të kostove dhe shpenzimeve familjare, është e qartë dhe e kuptueshme se aspekti financiar përbën një problem shumë të ndjeshëm për studentët në këto kushte në të cilat jemi. Në vazhdim të asaj çfarë thamë më lart, rivlerësojmë të arsyeshme të kërkojmë nga ana juaj përsëri rishikimin e këtyre dy kërkesave si masa lehtësuese për të zbutur efektin financiar tek çdo student, në raport të drejtë me shërbimet që i ofrohen dhe jo si lemoshë: Rishikimin e detyrimeve të tarifave të shkollimit për vitin akademik 2019-2020 dhe rimbursimin e pagesës për të gjithë studentët qe jetojnë në rezidenca.

Më herët, Shahini përmes një videoje-live, u shpreh se ka firmosur një urdhër me katër pika, që do të bëjë të mundur kthimin në auditore të studentëve që e kanë të nevojshme mbylljen e vitit akademik, këtë vit, dhe duhet një parapërgatitje për provimet, sidomos për ata që bëjnë punë laboratorike, apo të arteve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale besa shahini masat kunder covid 19 unioni i këshillave studentorë besa shahini masat kunder covid 19 unioni i këshillave studentorë

Sondazh

Poll