Politike

30 Prill 2020, 14:09 Nga DOSJA

TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi ka folur lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, pas shërimit nga koronavirusi. I ftuar në “Shqipëria Live”, Alimadhi tha se ka bërë 5 testin dhe ka dalë negativ por ndodhet në spital pasi virusi i ka prekur organin e mushkërive.

Gjithashtu, deputeti bëri edhe një kritikë për stafin mjekësor duke u shprehur se qëndrimi në spital përkeqësoi gjendjen e tij, pasi mjekët mendonin se virusi do të largohej për 2-3 javë.

Jam shumë më mirë, falë përkushtimit të mjekëve. Pres edhe një analizë dhe më pas do japin mendimin për të dalë nga spitali. Familjarët e mi janë më mirë se unë. I ka prekur por janë më mirë së unë. Kam 35 ditë në spital. Mendoj se kjo është një eksperiencë që më ndodhi mua dhe këtë do e tregoj për të gjithë shqiptarët. Ka dalë në modë tashmë që COVID-19 del pas 15 ditësh. Mbajtja gjatë e imja në spital, tregon gjendjen time.  Mendoj se qëndrimi në spital përkeqësoi gjendjen timë. Ndoshta dhe stafi e mjekët, mendonin se virusi largohet për dy javë tre javë. Por në momentin që kaluan tre javë gjendja ime u përkeqësua. Këshillë për mjekët, mos të presin afatin por t’i japin një zgjidhje. Testi për COVID-19 më ka dalë negativ mbi pesë herë. Është larguar. Virusi ka hyrë në mushkri, ka gërvishtur mushkëritë e mia dhe ka lënë gjendjen time. Duhet të rikuperohen dëmtimet dhe pak kohë deri 3-6 muaj për t’u shëruar. Është si një virus që dëshiron të bllokojë të gjitha organet e brenshme. Isha në një situatë, jetë a vdekje. Por edhe nga vullneti im e mposhta këtë betejë”, u shpreh Alimadhi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik alimadhi koronavirusi ne shqiperi adriatik alimadhi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2020, 13:12

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje se si do të procedohet për fundjavën. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se të shtunën dhe të dielën, të moshuar...