Sport

FSHF-Braçe, një “luftë” që nuk ka fund, zv.kryeministri: Nuk kompletoj gënjeshtrat e Federatës! Kemi një futboll që

29 Prill 2020, 19:10 Nga DOSJA
FSHF-Braçe, një “luftë” që nuk ka fund,

TIRANË-Edhe në kohë koronavirusi debati në distancë mes Braçes dhe FSHF-së, nuk ka të përfunduar, zv.kryeministri komentoi deklaratat e Federatës se qeveria nuk po e ndihmon me humbjet që ka pësuar si pasojë e pandemisë, duke i cilësuar deklarata e saj gënjeshtra që saj vlen të komentohen. Braçe tha se Futbolli nuk prodhon fare ekonomi dhe se qeveria nuk është përgjegjëse për të ardhurat e saj.

“Me thënë të drejtën nuk mendoj fare për FSHF. Të komentoj unë tani gënjeshtrat e FSHF, nuk ia vlen të merrem me ta. Më thuaj një qeveri në botë që ka ndihmuar futbollin. Qeveria italiane ka paguar gjë për  Seria A apo të tjera? Po Spanja? Po Gjermania apo Franca? Për ekonominë e futbollit nuk përgjigjet qeveria dhe nuk kam ndërmend që qytetarët që paguajnë taksa të paguajnë për një futboll që nuk prodhon ekonomi fare. Po nga të dalin lekët që të paguajmë për punëtorët dhe futbollistët të cilët janë me kontrata”, tha Braçe

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport erion brace fshf zv.kryeministri erion brace fshf zv.kryeministri

Sondazh

Poll