Sport

TRAGJIKE/ Rryma elektrike i merr jetën futbollistit brazilian!

29 Prill 2020, 18:55 Nga DOSJA

BRAZIL-Brazili në zi për ndarjen e parakohëshme nga jeta të Kaio Felipe Santos Silva, futbollist 21-vjeçar që ishte pjesë e Independiente Limeira, ekip i Serisë B të kampionatit paulistë. Ishte vetë klubi që zotëronte kartonin e lojtarit që dha lajmin e trishtë në Facebook për ndarjen nga jeta të Kaio Felipe Santos Silva.

Mënyra sesi ka humbur jetën e bën akoma edhe më të tmerrshme vdekjen e tij. Mbrojtësi i majtë po luante me balonën kur kjo e fundit ngeci në telat e një shtylle të tensionit të lartë me futbollistin që në tentativë për ta kapur e zuri korenti dhe rryma elektrike rezultoi fatale për të.

Klubi i Independiente Limeiras i shprehu ngushëllimet familjes së futbollistit. Për t’u përmendur që në sezonin që u ndërpre Kaio Felipe Santos Silva kishte luajtur 22 ndeshje duke realizuar dhe 6 gola.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brazil independiente limeiras kaio felipe santos silva brazil independiente limeiras kaio felipe santos silva

Sondazh

Poll