Art&Argëtim

“Njerëzve u kanë ardhë në majë të hundës kalamajt’/ Shtatzënë në muajt e fundit, Klea Huta ‘kapet’ me ndjekës

29 Prill 2020, 19:18 Nga DOSJA

TIRA– Moderatorja e njohur Klea Huta së shpejti do të bëhet nënë dhe momentet e pritjes së ëmbël nuk ka nguruar t’i ndaj me ndjekësit e saj, në rrjetin social të ‘Instagramit’.

Ditën e sotme ajo ka publikuar rrobat e të voglit dhe madje është shprehur se nuk e beson dot që për pak do të bëhet nënë.

Mirëpo entuziazmin e saj, nuk e ka duruar dot një ndjekëse, e cila i ka shkruar se po sillet sikur s’ka parë ndonjëherë fëmijë me sy.

“Pe qamet t’u tregu gjojnat sikur s’ke pa niher kalamaj me sy. Njerëzve i kanë ardh’ majë hunde kalamajt.”- i shkruan ndjekësja.

Mirëpo kjo replikë mesa duket Kleas nuk i ka pëlqyer aspak dhe ka vendosur që t’i kthejë përgjigje publikisht. 

A ekzistojnë vërtetë specie të tilla? Më vjen keq për ty! Uroj të bekohesh edhe ti me dhuratën më të bukur në jetë, që të ndihesh dhe ti NJERI si gjithë bota e të mos vjellësh vrer.”- shkruan Klea.

Klea është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël, ndërsa më herët ka treguar se shtazënia i ka dhënë 12-13 kilogramë më shumë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz klea huta tirane klea huta tirane

Sondazh

Poll