Art&Argëtim

Dua Lipa s’di të ndalet/ ‘Ylli’ i muzikës futet në histori, kënga e saj qëndron për javë të tëra ‘on to

29 Prill 2020, 16:25 Nga DOSJA

BRITANI- Ylli i muzikës me origjinë shqiptare Dua Lipa nuk di të ndalet dhe çdo ditë që kalon thyen nga një rekord të ri me këngët e saj. Me albumin e saj të fundit “Future Nostalgia” ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm ku dhe ka fituar miliona euro.

Kënga e parë e këtij albumi që titullohet “Don’t start noë”, e publikuar në tetor të vitit të kaluar ka qëndruar në top listat ndërkombëtare për javë me radhë. Këtë e ka bërë me dije “Official Charts”, duke konfirmuar se kënga e Dua Lipës ka thyer rekordin si kënga e parë e një artisteje femër britanike që qëndron kaq gjatë në “Top 10”.

Për suksesin e arritur ka reaguar dhe vetë këngërja, e cila menjëherë ka ndarë lajmin e mrekullueshëm më fansat.

Kujtojmë se  Dua Lipa ishte e vetmja këngëtare që publikoi albumin “Future Nostalgia” në kohë izolimi, ku dhe mori shumë kritika, por mesa çdo gjë ka shkuar mirë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa dua lipa

Sondazh

Poll