Art&Argëtim

Pas sherrit me Ledio Lakon, Gent Hazizi bëhet ‘i gjallë’! I thur lëvdata kolegut të “Portokallisë” dhe lajmëron: S

29 Prill 2020, 12:19 Nga DOSJA
Pas sherrit me Ledio Lakon, Gent Hazizi bëhet ‘i gjallë’!

TIRANË– Aktori i humorit, Gent Hazizi ka ardhur me një postim në rrjete sociale, dy ditë pas sherrit të bujshëm me Ledio Lakon.

Ai i ka thurur lëvdata një tjetër kolegu në “Portokalli”, Florian Binajt dhe ka paralajmëruar në video-live në Instagram, ditën e sotme, ku me siguri do të prekë edhe temën e ‘sherrit’ me Ledio Lakon.

“Sot live në insta ora 20.00 me Super Aktorin dhe babain shembullor Florian Binaj!Modeli i Artistit që të rinjtë duhet ta kenë si shembull!Do flasim sonte se duke i besuar nismës Fushat’ nPallat ka 3 familje në njësinë e tij dhe po merret personalisht!,”– shkruan Gent Hazizi.

Ledio Lako reagoi në rrjete sociale, ku ‘u tall’ me sherrin. Në një video të postuar në rrjete sociale nga Rezart Veleshnja, përkrah gjendej Ledio Lako, ku po drekonin sëbashku. Dy aktorët nuk e lanë pas humorin për grushtat dhe sherrin e bujshëm.

 

 

Sot live ne insta ora 20.00 me Super Aktorin dhe babain shembullor Florian Binaj!Modeli i Artistit qe te rinjte duhet ta kene si shembull!Do flasim sonte se duke i besuar nismes Fushat’ nPallat ka 3 familje ne njesine e tij dhe po merret personalisht! #Fushat nPallat#rrineshtepi

A post shared by Gent Hazizi (@genthazizi) on

Ndërkohë dy ditë më parë u bë me dije se dy aktorët kishin pasur një përleshje fizike pranë ish-Ekspozitës, duke përfunduar në rajonin e policisë. Dosja.al zbardhi sherrin që ndodhi mesditën e djeshme mes aktorëve të humorit Ledio Lako e Gentian Hazizi. Në materialin që Policia e Shtetit ka referuar në Prokurorinë e Tiranës, sqarohet se ka qenë Ledio Lako ai që ka qëlluar me dorezë metalike aktorin Gentian Hazizi dhe shokun e tij, Elton Myftiu. Ledio Lako i kontaktuar nga “Panorama.al” ka thënë se ngjarja ishte një sherr banal mes aktorëve që ndodhi pas provave të Teatrit. Ai shtoi më tej se në asnjë rast nuk ka patur përdorëm të sendeve të forta dhe se konflikti është shoqëruar thjesht me goditje me duar. Nga ana tjetër Hazizi nuk e ka mohuar ngjarjen, por ka preferuar të mos e komentojë atë.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz florian binaj gent hazizi ledio lako reagon gent hazizi sherri mes aktoreve florian binaj gent hazizi ledio lako reagon gent hazizi sherri mes aktoreve

Sondazh

Poll