Art&Argëtim

ME VIDEO/ “Mbylle gjoksin…lëri llafet”, ujku Shijakut ‘ja mbledh’ Roza Latit, i nxjerr sekretin: S’më pëlqen mena

25 Prill 2020, 11:47 Nga DOSJA
ME VIDEO/ “Mbylle gjoksin…lëri llafet”, ujku Shijakut

TIRANË– Roza Lati ka filluar të bisedojë gjatë në rrjete sociale me personazhe që kanë marrë famë nëpërmjet Instagramit, dhe ndiqen shumë nga adoleshentët. Një ndër to është edhe djali me pseudonimin Ujku i Shijakut që numëron plot ndjekës në Instagram.

Si një personazh i drejtpërdrejtë, ai nuk i ka lënë as komentet teksa falenderon moderatoren Roza Lati për mundësinë që i dha të flasin në një video-live. Roza madje i premton që do ta ketë pjesë të emisionit të saj.

“Nuk bëhet fjalë, do jetë kënaqësia më e madhe me Roza Latin. Të përshëndes, edhe mbylle gjoksin. Të falenderoj për ftesën dhe që më fute live, ishte kënaqësi e madhe,”– është shprehur Ujku i Shijakut.

Ndërsa ky i fundit e ka pyetur i kuriozuar se me cilën nga këngëtaret, Roza Lati ka miqësi më të ngushtë, ku nuk ka lënë pa i përmendur Taynën, reperen nga Kosova.

Moderatorja ka treguar se përgjithësisht ka marrëdhënie të mirë me të gjithë, por Ujku i Shijakut ka këmbëngulur t’i thotë miqësinë më të ngushtë: “Oo leri llafet po më thuaj miqësinë më të mirë që ke me një nga këngëtaret. Unë për Taynën kam respekt.”

Roza Lati në këtë moment ka shprehur pakënaqësitë me menaxherin e reperes, që nuk e sjell Taynën në emisionin e saj: “Tayna është vërtet e talentuar por s’më pëlqen menaxheri i vet. Që të vijë Tayna në emision duhet ta sjelli menaxheri. Menaxheri është i çikë si kshu…s’po flas.”

Me sa duket, Roza Lati qenka përpjekur disa herë për ta pasur reperen Tayna në emision, por menaxheri nuk ka pranuar, dhe arsyet se pse, mbeten të panjohura!

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz menaxheri taynës moderatorja roza lati roza lati ne video live tayna menaxheri taynës moderatorja roza lati roza lati ne video live tayna

Sondazh

Poll