ME VIDEO/ “E krujta vetë”, Muharrem Hoxha del nga ‘ngujimi’ në Pogradec dhe realizon parodinë EPIKE për koronavirusi
25 Prill 2020, 09:27Nga DOSJA
DURRËS– Aktori i humorit, Muharrem Hoxha prej javësh ndodhet në Pogradec, ku mbeti i bllokuar që pas mbërritjes së pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Ai kishte shkuar disa ditë pushimi me bashkëshorten në shtëpinë e tij në Pogradec.
Por, pasi i gjithë vendi u fut në izolim, mjeshtri i madh i humorit u detyrua të karantinohej atje së bashku me të shoqen. Megjithatë artin nuk e ka lënë menjanë dhe në karantinë. “Teatri Aleksandër Moisiu Durrës” ka publikuar një video-parodi, në të cilën Muharrem Hoxha shfaqet rrugëve me maskë mbrojtëse dhe në sfond dëgjohet kënga e tij për koronavirusin.
“Durrsaku ynë simpatik, Mjeshtri i Madh, Muharrem Hoxha, në këto kohë të vështira, del nga ‘ngujumi’ në Pogradec dhe na dërgon një kuplet-parodi nga e përditshmja e tij”,- shkruhet në profilin zyrtar e teatrit “Aleksandër Moisiu Durrës”.
“E krujta vetë”,- titullohet kuplet-parodia e realizuar nga Muharrem Hoxha. Me një tekst ku nuk mungojnë notat e humorit, aktori zgjedh vargjet epike për koronavirusin.
R.L/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Moderatorja, Fjoralba Ponari këto ditë karantine ka zgjedhur t’i kalojë edhe me biseda të sinqerta me ndjekësit e saj në rrjete sociale. Në rubrikë...
MBRETËRI E BASHKUAR– Studentja 18-vjeçarja Holly Bolton, nga Brentwood ka humbur plot 50.8 kilogramë duke përdorur dietën e duhur. Mjekët britanikë ...
Memorie.al publikon disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë dhe Autoriteti për Informimim i Dosjesve të ish S...
Ish kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano, më 13 mars të vitit 1998 realizoi një vizitë katër ditore në Izrael. Pritja për Nanon ka qënë e shkëlqyer, si për të g...
DashiMund të përballeni me probleme në punë, të cilat do ua vështirësojnë ditën. Mos ngurroni të kërkoni këshillën e një miku, bashkëpunëtori apo edhe të partne...
TIRANË – Futbollisti i Kombëtares Shqiptare Erios Grezda është duke i kaluar ditët e vetëizolomit në Kroaci së bashku me të dashurën e tij, Oriola Ma...