Aktualitet

S’kanë as pjata! Refugjatët sirianë në Shqipëri presin bidonat për t’u ushqyer, KUSHTET E VËSHTIRA në kampin e Babrr

24 Prill 2020, 18:33 Nga DOSJA
S’kanë as pjata! Refugjatët sirianë në Shqipëri

TIRANË– Kampi i Babrrusë është vendi ku në Shqipëri mbahen të gjithë refugjatët që vijnë nga Siria dhe nga Afrika e Jugut, të cilët kalojnë tranzit në vendin tonë për të shkuar në tokën e premtuar: në Europë! Mirëpo mesa duket për të shkuar në Europë, refugjatët duhet të kalojnë vështirë në Shqipëri.

Disa ditë më parë Dosja.al denoncoi kushtet e vështira higjeno-sanitare në të cilat do të duhet të jetojnë emigranët, edhe në një kohë kur kujdesi ndaj vetës është aleati numër një për të mbajtur larg koronavirusit. Dosja.al ka siguruar pamje të tjera, tashmë nga orari i ushqimit në kamp.

Siç duket edhe nga pamjet, për refugjatët që largohen nga tmerri i luftës për një jetë më të mirë, asnjë ndryshe nuk i pret në Shqipëri. Ata nuk kanë as pjata, në të cilat mund të konsumojnë ushqimin e tyre.

Në mungesë të pjatave, ata kanë prerë bidona plastikë për t’i mbushur me gjellën që gatuhet në kamp. Me siguri, refugjatët e luftës kanë menduar së në Europë do t’i presë një jetë më e mirë, dhe se vetëm disa kilometra larg qëndrës së Tiranës, do të gjejnë sërish Sirinë e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kampi i babrruse sirianet ne shqiperi kampi i babrruse sirianet ne shqiperi

Sondazh

Poll