U infektua me koronavirus, mjeku Roland Xhaxho tregon pasoja e COVID-19 në trup: Kam rënë 12 kg, më iku oreksi
24 Prill 2020, 18:40Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku Roland Xhaxho, ishte një nga ‘bluzat e bardha’ të infektuar me COVID-19 në vendin tonë. Gjatë një interviste me “Fax Neës”, mjeku reanimator foli edhe për gjendjen e tij shëndetësore, pas shërimit nga pandemia.
Xhaxho tha se për shkak të pandemisë, i ishtë ndërprerë oreksi dhe kishte humbur pothuajse 12 kilogram nga pesha e tij.
“Gjendja ime po shkon drejt përmirësimit në mënyrë graduale, duke e rimarrë veten nga ana fizike gjithmonë e më mirë. Duke qenë mjek reanimator dhe duke i njohur komplikimet, për mua ishte e papritur, por ndodhi. Ditët e para, tek unë u shfaq me temperaturë, më pas me humbjen e oreksit. Kam humbur rreth 12 kg. Ditët e para nuk kisha një rënie të peshës, por proceset që kishte mbi organizmin tim virusi bëri që të humbisja peshë, pavarsisht se oreksi m’u rikthye. Besoj javën tjetër do të rikthehem në punë,”- tha Xhaxho.
Më herët, nga COVID-19 u shërua edhe mjeku, Dhimitër Kraja. Doktor Luli, siç i flasin miqtë e pacientët u kthye sërish pranë spitalit Infektiv për të ndihmuar të gjithë të prekurit nga COVID-19 që kanë nevojë për trajtim.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kampi i Babrrusë është vendi ku në Shqipëri mbahen të gjithë refugjatët që vijnë nga Siria dhe nga Afrika e Jugut, të cilët kalojnë tranzit në vend...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor, vendosi dje rifillimin e të gjitha shërbimeve gjyqësore duke nisur nga data 27 prill. Me anë të një njoftimi zyrta...
VLORË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga gomonia 9 metra e gjatë që u sekuestrua so të Karaburun të Vlorës. Mësohet se mjeti lundrues rezulton ...
Imazhet e fundit të balenave dhe delfinëve që notojnë në Detin Adriatik janë bërë virale nëpër rrjetet sociale, duke nxitur sugjerime se natyra “më në fund ka g...
TIRANË– Këngëtarja Marsela Çibukaj ka vendosur që të surprizojë të gjithë epikin mjekësor në spitalin Infektiv, të cilët po përballen me pacientët e...
TIRANË– Mjeku i Dispancerisë së Përgjithshme në Tiranë, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është shprehur se nuk e ka marrë infeksionin në punë...
SARANDË– Avokati mbrojtës i të akuzuarit për përdhunim Bajram Tusha, Gjergji Imeraj, është shprehur se klienti i tij vua nga probleme psiqike dhe se ...