Politike

Lirimi i masave ndaj COVID-19/ Rama interes ‘special’ për dy bashki: Në Dibër do vij vetë! Dua gati listat e punëtorëv

24 Prill 2020, 17:47 Nga DOSJA
Lirimi i masave ndaj COVID-19/ Rama interes ‘special’ për dy

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim me kryebashkiakët e zonave të gjelbra, ku edhe do të lirohen masat e marra nga koronavirusi. Gjatë komunikimit live, Rama është interesuar specifikisht për bashkinë e Pogradecit dhe të Dibrës. 

Për Pogradecin, Rama ka kërkuar kujdes me të riatdhesuarit nga Maqedonia dhe ka kërkuar një listë për punonjësit sezonalë në Greqi, ndërsa premtoi se së shpejti do të shkonte vetë në Dibër për të inspektuar punimet e një ure. 

PJESË NGA BISEDA:

Ilir Xhakolli: Në hotelin ku janë shtruar shumica, menduam që t’u vinim në ndihmë. Janë siguruar me ushqim.

Edi Rama: Për çështjen për lehtësimin e punonjësve sezonale, në vijim me palën greke do të kemi një marrëveshje deri në mesin e majit. Sipas fjalëve deri më tani.

Ilir Xhakolli: Po i kemi gati listat për të gjithë ata që shkojnë çdo vit për të vjelë qershi.

Edi Rama: Në Dibër në rregull jemi?

Dionis Imeraj: Po, situata është e mirë. Masat janë mbajtur. Deri tani nuk kemi pasur probleme. Besoj që nga e hëna, shpresojmë që shkojmë mirë.

Edi Rama: Me shumë gjasë do vij, se ka përfunduar ura dhe do vij ta shoh vetë. Atë që tha ministri kudo që ta keni të mundur me mediat lokale. Hapja nuk do të thotë shyqyr që u pamë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dionis imeraj edi rama ilir xhakolli lirimi i masave te koronavirusit dionis imeraj edi rama ilir xhakolli lirimi i masave te koronavirusit

Sondazh

Poll