Politike

Infektimet në fasoneri, Pampuri: Nuk zbatohet distanca fizike, duhen mbyllur

23 Prill 2020, 20:26 Nga DOSJA
Infektimet në fasoneri, Pampuri: Nuk zbatohet distanca fizike, duhen

TIRANË– Prej ditësh opozita kërkon nga qeveria që të mbyllë fasoneritë për shkak të rrezikut që ato paraqesin për përhapjen e koronavirusit.

Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri për emisionin “360 gradë” në RTV Ora tha se këto fasoneri e kanë të pamundur të zbatojnë distancimin fizik, ndaj duhen mbyllur përkohësisht.

Orjola Pampuri: Më kanë njoftuar që këto makineri që funksionojnë brenda këtyre fasonerive e kanë të pamundur distancimin social, sepse brenda një makinerie që ka një përmase disa metra duhet të punojnë 40 punëtorë njëri pas tjetrit. Distancën ata nuk e ruajnë dot dhe e vetmja mundësi që kanë për të ruajtur punëtorët e tyre është mbyllja e përkohshme e këtyre fasonerive, gjë që nuk ka ndodhur me mbështetjen e qeverisë. 

Pampuri denoncoi gjithashtu se gjobat për fasoneritë janë aplikuar në mënyrë selektive.

Marrë nga Oranews

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi oriola pampuri koronavirusi ne shqiperi oriola pampuri

Sondazh

Poll

Politike 23 Prill 2020, 20:21

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisonin “Çim Peka Live” ka folur lidhur me “armëpushimin” e vendosur me kryeministrin Edi Rama. I py...

Politike 23 Prill 2020, 19:49

TIRANË– Ministri Arben Ahmetaj është shprehur se ka marrë një valixhe me dokumente em vete, pasi është frymëzuar nga një shprehje e një deputeti të O...