Art&Argëtim

VIDEO/ “Fat të jem pa burrë”, Erjona Sulejmani heq dorë nga fotot nudo dhe nga meshkujt: Jam serioze dhe me moral

23 Prill 2020, 08:53 Nga DOSJA
VIDEO/ “Fat të jem pa burrë”, Erjona Sulejmani heq

SPANJË– Ish-gruaj e futbollistit, Blerim Xhemaili, Erjona Sulejmani është shprehur se karantinën po e kalon në një ishull në Spanjë, ku po jeton me djalin dhe të ëmën. Ajo ka treguar se tashmë ka dëshirë të nisë një fëmijë të dytë, edhe pa nevojën e një partneri përkrah.

“Sigurisht një mashkull është një pjesë e rëndësishme për një femër, por mund tja dalë edhe vetëm një femër. Kështu që më mirë me ndejt vetëm. E kam edhe një ide me lind një fëmijë të dytë, edhe vetëm, pse jo,”– është shprehur Erjona Sulejmani.

E ftuar në “Ftesë në 5”, modelja seksi është pyetur nga moderatorja Bieta Sulo nëse ka ndërmend të realizojë ndonjë set fotosh nudo, por ajo ka theksuar se fotot nudo janë të së shkuarës, dhe tashmë ka hequr dorë.

“Me ka ardhë disa herë propozimi të pozoj nudo, por kam thënë jo, sepse një nudo për mua është tepër tani që jam me fëmijë…. Jeta nuk është vetëm qëjf, është edhe moral. Unë kam edhe moral, kam familje. Puna është punë. Unë jam serioze dhe du seriozitet. Mund të tregohem e rreptë në një marrëdhënie,”– janë fjalët e Erjona Sulejmanit.

Ndër të tjera ajo ka treguar se nuk do të ketë më bashkëjetesë me një mashkull dhe preferon lidhjet në distancë. Luksi për modelen Erjona Sulejmani nuk është më i rëndësishmi tek një partner, por edhe vizioni i tij.

“Sigurisht nuk dua vetëm një mashkull që ka vetëm luksin por një person që ka vizionin e jetës si unë. Jam beqare dhe shumë e gëzume. Në këtë moment të vështirë mua më erdhi fati të jem pa burrë, jam vetëm dhe nuk duroj asnjë. Edhe nëse do të kem një lidhje, gjithsecili në shtëpi të vet,”- ka shtuar më tej Eriona Sulejmani.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz erjona sulejmani ish gruaja e futbollistit modelja seksi erjona sulejmani ish gruaja e futbollistit modelja seksi

Sondazh

Poll