Aktualitet

Vrasja e avokatit të Shullazit, Dhoma e Avokatisë: Ndërpresim shërbimet për tre ditë, kush shkel vendimin ndëshkohet

25 Mars 2019, 17:47 Nga DOSJA
Vrasja e avokatit të Shullazit, Dhoma e Avokatisë: Ndërpresim

TIRANË– Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur ndërprerjen e shërbimit të avokatisë për tre ditë (të mërkurë, të enjte dhe të premte) pas vrasjes së avokatit të Emiliano Shullazit, Ravik Gurrës.  (Lexo këtu)

Sipas njoftimit të Dhomës së Avokatisë, secili avokat që shkel vendimin, do të penalizohet me masë disiplinore.

“Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka mare vendim për të mos marre pjese në proces gjyqësor për tre ditë të mërkurë, të enjte, të premte. Dhe çdo avokat që thyen këtë rregull do të ndëshkohet me masë disiplinore”, thuhet në njoftim.

Vendimi i Dhomës së Avokatisë, vjen pas avokatëve në qytetin e Elbasanit kanë njoftuar sot se do të bojkojnë të gjitha seancat gjyqësore për 5 ditë me radhë në shenjë proteste.

Avokati Ravik Gurra u vra mbrëmjen e 22 marsit në një lokale në qendër të qytetit të Elbasanit, ku ishte ulur për të pirë kafe. Avokati njihej edhe si mbrojtës i gjyqtarit Petrit Ceno, një nga 3 gjyqtarët që u përfshinë në skandalin e biletave për “El Classico”.Gurra po ashtu ka qenë edhe avokat i “Hakmarrjes për Drejtësi” dhe i fisit “Çapja” në Elbasan.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet avokati elbasan ravik gurra vritet avokati i emiljano shullazit ekzekutohet avokati elbasan ravik gurra vritet avokati i emiljano shullazit

Sondazh

Poll