Aktualitet

Shpëtoi nga mbytja vajzën me sindromë Down, zjarrëfikësi hero: Pusi ishte 13 metra i thellë

25 Mars 2019, 16:13 Nga DOSJA
Shpëtoi nga mbytja vajzën me sindromë Down,

PATOS– Një ditë më parë një vajzë, 23 vjeçe ra aksidentalisht në pusin e shtëpisë së saj. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Mustafa Matohiti’ në qytetin e Patosit.

Pas mbërritjes së zjarrëfikëses, vajza me sindromë Down, Fabjola Serjani, u shpëtua nga mbytja.

Ajo u dërgua menjëherë në spital për një kontroll të imtësishëm dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Komandanti i zjarrfikëses Kozma Çuko ka treguar sot për “News 24” se si e shpëtoi 23-vjeçaren. “Pusi ku kishte rënë vajza ishte 13 metra i thellë. Zbrita me litrar dhe e nxorra vajzën jashtë. Ishte shumë e vështirë, por e nxora nga pusi,”– tha Çuko.

(f.m.dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fabjola serjani kozma çuko patos sindrome down fabjola serjani kozma çuko patos sindrome down

Sondazh

Poll