Art&Argëtim

Pierce Brosnan me një pamje ndryshe, lë fansat të tronditur! Me shkop në dorë dhe i thinjur aktori nuk njihet

22 Prill 2020, 09:58 Nga DOSJA
Pierce Brosnan me një pamje ndryshe, lë fansat të tronditur! Me

HAWAII– Ylli i James Bond, aktori Pierce Brosnan la fansat e tronditur javën e kaluar kur ai ndau një pozë, në të cilën dukej mjaft ndryshe, me mjekërr të gjatë dhe me flokë të thinjur.

I vetëizoluar në HaWaii, aktori irlandez ka postuar disa foto teksa eksploron natyrën me një shkop në dorë. Në sy bien flokët e tij të thinjur. Fansat e aktorit janë befasuar edhë më tej kur 66-vjeçari ka postuar një foto me mjekërr të gjatë dhe me flokët mbi supe. Të gjithë menduan se ai do të ribënte rolin e tij të vjetër të Robinson Crusoe.

Veshur sport, me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, aktori i mirënjohur për rolin e tij si James Bond, ka treguar se karantinën po e kalon në një harmoni të plotë me natyrën.

Burimi: Mirror

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori hollivudian james bond pierce brosnan aktori hollivudian james bond pierce brosnan

Sondazh

Poll