Ekonomi

“Shpërndajeni ta shohë z.Edi”/ Koronavirusi nuk i ndal shpuesit e naftës, lumi Gjanicë merr ngjyrë të zezë (FOTOJ

20 Prill 2020, 17:54 Nga DOSJA
“Shpërndajeni ta shohë z.Edi”/ Koronavirusi nuk i ndal

FIER– Koronavirusi ka shkaktuar edhe efekte pozitive në tokë. Për shkak të ndalimit të lëvizjeve me makina, ndalimit të aeroplaneve dhe shumë prej fabrikave, niveli i ndotjes së ajrit ka rënë në mënyrë drastike. Madje një video u bë virale nga Venecia, ku ishin rikthyer delfinët për shkak se gondolat nuk përdoreshin më.

E kundërta ndodh në Fier, ku lumi Gjanicë është më i ndotur se kurrë. Siç duket edhe nga fotoja e shkrepur nga gazetarja Laureta Roshi, ndotja e shkaktuar nga nafta e ka kthyer ngjyrën e lumit në të zezë duke rrezikuar edhe shëndetin e të gjithë qytetarëve.

“Shpërndajeni ta shohë z.Edi. Kjo ndotje e bërë nga armiq të dukshëm, që kanë emër e mbiemër, madje që vishen me firmato dhe lyhen me parfume të shtrenjta e sigurt që përkthehet në kancer i cili vret afro 7000 shqiptarë në vit. Vetëm babëzia nuk gjeti derman në këtë vend. Edhe tani që i madh e i vogël janë mbyllur, babëzia vazhdon e sakaton këtë vend. Nuk mjaftohen që e vjedhin, por e vjedhin aq shumë sa nuk kanë mirësinë që të paktën të mos e shkatërrojnë. Sot lumi Gjanicë në mes të Fierit kalon sterrë i zi nga babëzia që buron aty ku vidhet nafta,”-shkruan ajo.

Prej vitesh në Shqipëri është ngritur problemi i ndotjes së ajrit dhe mjedisit në zonat ku edhe nxirret naftë. Banorët janë ankuar gjithmonë për sëmundje që shkaktohen nga ndotja, megjithatë deri më tani asnjë qeveri nuk ka ndërhyrë për t’u kërkuar pronarëve të fabrikave që të marrin masa.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale fier lumi i gjanices ndotja prej naftes fier lumi i gjanices ndotja prej naftes

Sondazh

Poll

Ekonomi 20 Prill 2020, 10:33

TIRANË- Unioni i Këshillave Studentorë kërkon nga qeveria shqiptare përgjysmimin e tarifës së shkollimit. Përmes një letre zyrtare drejtuar Ministrisë së A...