Ekonomi

Nga Fast Food-et, byrektoret e dyqanet e luleve, ja bizneset që do të lejohet të hapen nga dita e hënë (LISTA E PLOTË)

18 Prill 2020, 08:45 Nga DOSJA

TIRANË- Portali Qeveritar E-albania ka publikuar sot listën e plotë të aktiviteteve të cilat lejohet të hapen nga e hëna. Në këtë listë, përveç ndërmarrjeve prodhuese lejohet të hapen edhe aktivitetet tregtare. Nga e hëna lejohet aktiviteti për të gjithë ata që merren me instalime elektrike, hidraulike, dhe disa specialitete të tjera të ndërtimit. Dyqanet e shitjes së luleve, byrektoret, fast-food, kancelaritë, kioskat ku lejohet shitja e gazetave, gjithashtu hapen nga e hëna. Gjithashtu, pjesë e listës së bizneseve që do të jenë hapur janë edhe tregjet me shumicë dhe pakicë të mallrave elektronikë, elektroshtëpiakeve, ushqimorë, e bujqësorë.

Lista me bizneset që do të lejohet të hapen nga dita e hënë (kliko këtu)

Që prej 17 marsit, mijëra biznese në Shqipëri janë mbyllur për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Me stabilizimin e situatës pritet që të shtohet edhe hapja graduale e bizneseve dhe zgjerimi i lëvizjes. Në ditët në vijim pritet që të bëhet edhe një lehtësim tjetër për lëvizjen me makina, ndërkohë që pensionistëve sot iu dhurua një ditë lirie, kur i gjithë vendi ndodhet në karantinë deri të hënën.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi lista e bizneseve qe hapen nga 20 prilli lista e bizneseve qe hapen nga 20 prilli

Sondazh

Poll