Ekonomi

Pushimi i operatorëve nga Teleperformance, sindikatat ndërkombëtare në veprim: Po abuzohet me të drejtat e punonjësve

18 Prill 2020, 08:37 Nga DOSJA
Pushimi i operatorëve nga Teleperformance, sindikatat

TIRANË- Sindikatat ndërkombëtare janë në mbështetje të punonjësve të rrjetit të kompanisë Call Center “Teleperformance”, ku edhe në Shqipëri janë pushuar dhjetëra operatorë nga puna. Sindikata Solidariteti njofton në rrjetet sociale, se Uni Global ka dërguar një ankesë tek OECD, ku parashtrohen disa kërkesa për Teleperformance, ku shprehet edhe shqetësimi për pushimin nga puna të punonjësve në Shqipëri. “Në 10 vende, përfshirë Francën, Filipinet, Kolumbinë, Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Portugalinë dhe Greqinë, punonjësit punojnë në kushte të pasigurta”, shkruhet në ankesë.

REAGIMI I PLOTË: 

SOLIDARITETI NDËRKOMBËTAR NË VEPRIM! NUK JEMI VETËM!
Konfederata botërore UNI Global Union ka dërguar një ankese për OECD(Organisation for Economic Co-operation and Development) ku përfshihen disa shkelje të rënda në nivel global të kompanisë Teleperformance, ku ndër të tjera shprehet dhe shqetësimi për rastet e pushimeve të padrejta nga puna të punëtorëve të call center-it në Shqipëri.

Ankesën e kanë parashtruar dhe sindikatat franceze CFDT Fédération communication conseil culture, CGT-FAPT, CGT Fédération des Sociétés d’Etudes, and FO-FEC duke i kërkuar qeverise franceze të ndërhyjë që kompania me qendër në Francë të ndalojë abuzimet. Largimet nga puna janë të papranueshëme e nuk duhet të kalojnë në heshtje. Këto praktika nga kompanitë më të mëdha janë tregues se dhjetëra-mijëra punëtorët e këtij sektori janë vitkima të abuzimeve me të drejtat e tyre. Gjithashtu, përfaqësuesit e UNI Global Union kanë paralajmëruar strukturat drejtuese të Teleperformance që nëse këto praktika nuk do të ndalojnë dhe punëtorët të kthehen në vendet e tyre të punës, do të ndiqen të gjitha procedurat e mundshme në nivel ndërkombëtar dhe atë vendor për të rikthyer drejtësinë në vend.

Organizimi sindikal në kushte të tilla është domosdoshmëri. Sindikata Solidariteti zotohet se do t’i ndjekë këto çështje deri në fund, bashkë me ndihmën e aleatëve ndërkombëtarë, deri sa punëtorët të fitojnë! Solidariteti nuk është vetëm! Bashkohu

Dy ditë më parë, Dosja.al solli rastin e Armando  Ballaxhia, i riu nga Durrësi i cili u hoq nga puna në kompaninë Teleperformance, për shkak të koronavirusit. Operatori tha se nuk ka mundur që të shkojë dot në punë për shkak të kufizimit të lëvizjes. Pas interesimit në kompani, i është siguruar se nuk do të ketë asnjë penalizim për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, por vetëm një javë më parë u njoftua për heqjen nga puna. Deri më tani, 500 punonjës të Call-Center-ave janë deklaruar si të papunë nga kompanitë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi call center shkurtojnë stafin teleperformance call center shkurtojnë stafin teleperformance

Sondazh

Poll