Art&Argëtim

“Infektimi s’përsëritet”, dhuroi plazmën e gjakut, këngëtari shqiptar rrëfen si i ndihmon kjo pacientët e sëmurur

20 Prill 2020, 07:09 Nga DOSJA
“Infektimi s’përsëritet”, dhuroi plazmën e

TIRANË– Në një lidhje direkte me “Wake Up” ishte këngëtari Jetmir Hyseni, i cili pak kohë më parë rezultoi pozitiv me Covid-19, por për fat të mirë, pas ditësh nën kujdes dhe i karantinuar, është shëruar.

Jetmir Hyseni pas shërimit të tij nga koronavirusi, vendosi të dhurojë plazmën e gjakut për të ndihmuar pacientët me Covid-19. Ai tregoi për “Wake Up” se ende nuk ka informacione të sakta se si funksionon plazma e gjakut konkretisht, por pasi të dalë nga karantina do të konsultohet me mjekët dhe të mësojë më shumë rreth kësaj.

“Jemi në një kohë të vështirë për të gjithë globin. Të gjithë ne duhet të japim kontributin. Sipas infove plazma është e shërueshme për gjithë njerëzit që janë në gjendje të rëndë. I lus ata që kanë mundësi, të kontribuojnë sa më pak. Kam menduar që pas vetëkarantimit të komunikoj me mjekët dhe të informohem më shumë rreth kësaj,”- u shpreh këngëtari Jetmir Hyseni.

Ai rrëfeu se kishte kryer tre teste për koronavirusin, ku dy kishin rezultuar pozitivë, dhe një negativ: “Kam kryer dy teste, dy dolën pozitivë dhe nje negativ. Ditën e 20 pozitiv, ditën e 21 negativ.”

Gjithashtu i pyetur nga moderatori Isli Islami, nëse Jetmir Hyseni i druhet frikës së një rikthimi të virusit, ai është shprehur: “Sipas disa informacioneve që kam nuk është e mundur që të infektohesh më, por duhet të kemi kujdes të gjithë ata që kanë rezultuar negativë, të karantinohemi.

Larg vajzave dy vajzave të tij për një periudhë të gjatë, këngëtari tregon se sa me vështirësi ka mbajtur distancën me vajzat.

“Kemi dashur t’jua bëjmë sekret vajzave. I falenderohem nuses se ja ka shpjeguar në mënyrën më të mirë që nuk është diçka serioze, dhe tani çdo ditë shihemi në distancë, dhe më pyesim a kaloi gripi sot, a kalon neser. Nuk më afrohen asnjëra afër, ruajnë distancë, kanë njohuri rreth virusit,”- ka shtuar më tej Jetmir Hyseni.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz covid-19 jetmir hyseni kengetari dhuron plazmen e gjakut kengetari shqiptar plazma e gjakut covid-19 jetmir hyseni kengetari dhuron plazmen e gjakut kengetari shqiptar plazma e gjakut

Sondazh

Poll