Art&Argëtim

“Vajza HOT del në publik…”, Pornhub prezanton kategorinë pa përmbajtje seksuale, i kushton një faqe larjes së duarve

20 Prill 2020, 07:10 Nga DOSJA
“Vajza HOT del në publik…”, Pornhub prezanton

TIRANË– Larja e duarve është ajo që në dtiët e sotme është trumbetuar edhe nga mediat ndërkombëtare. Kryeministra, Presidenti, Drejtues të Shëndetit Publik janë bashkuar me thirrjet për kujdesjen ndaj higjienës personale dhe ajo që kërkojnë më shpesh është që të lahen duart.

Kësaj nisme i është bashkuar edhe fajqa e videove për të rritur, “Pornhub”. Kjo faqe ka shtuar një kategori në websajtin e saj me emrin “Scrubhub”, ku do të ketë vetëm video me larje duarsh.

Vajza e nxehtë del në publik me dezinfektantë“, shkruhet në një nga titujt e videove të publikuara nga Unilad.

 “Gjatë javëve të fundit, e vetmja gjë që është përsëritur nga të gjithë, politikanët, shkencëtarët, të famshëm dhe atletët, ka qenë rëndësia e larjes së duarve tuaja me sapun dhe ujë për të mbrojtur veten kundër këtij virusi. Ne menduam se kjo ishte një mundësi unike për Pornhub për të sjellë diçka argëtuese, të bërë ndoshta në mënyra të çuditshme, të përsëritura shumë herë. Scrubhub po pranon gjithashtu dhurime bamirësie drejtuar Hands Invisible, një organizatë me bazë vullnetare që ndihmon për të sjellë ushqim dhe sende thelbësore për komunitetet e prekura në Neë York dhe Neë Jersey, si dhe Frontline Foods, të cilët janë partnerë me restorante të Los Angeles për të siguruar ushqim për punonjësit e kujdesit shëndetësor,“- tha Corey Price, Zëvendës President i Pornhub.

Scrubhub bën thirrje edhe për ndihmë. Të gjithë ata njerëz që duan të bëjnë bamirësi, mund të dhurojnë para, të cilat do të shkojnë për një findacion që ndihmon njerëzit në nevojë, me bazë vullnetare në Neë York dhe Neë Jersey.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete crubhub pornhub video per larje duarsh crubhub pornhub video per larje duarsh

Sondazh

Poll