Art&Argëtim

Vitet kur shtypi shqiptar mori hovin cilësor, studiuesit Hamit Boriçi: 1897-1899 ishin më të artat

19 Prill 2020, 16:05 Nga DOSJA
Vitet kur shtypi shqiptar mori hovin cilësor, studiuesit Hamit

TIRANË- 125 vjet më parë, pikërisht në prillin e vitit 1895 u themelua Società Nazionale Albanese (Shoqata Kombëtare Shqiptare) nga një kongres arbëresh, i mbajtur në Kalabri, e cila u drejtua nga Jeronim de Rada.

Në shkurt të vitit 1897, drejtues i shoqatës u zgjodh Anselmio Lorekio, i cili në këtë kuadër, themeloi edhe gazetën “La Nazione Albanese”. Tre vjet më vonë, më 18 prill 1900, “Società Nazionale Albanese” u transferua “Comitato Nazionale Albanese”(Komiteti Kombëtar Shqiptar) me seli në Romë, nga ku pati një jetë shumë aktive deri në vdekjen e Lorekios (1924).

Sipas studiuesit Hamit Boriçi, fryma aktive patriotike u pasqyrua në të përdyjavshmen “La Nazione Albanese”, e cila në historinë e shtypit shqiptar, njihet si gazeta që ngriti në shkallë cilësore nivelin e shtypit mbi Shqipërinë në gjirin e arbëreshëve të Italisë.

Sipas studiuesit Hamit Boriçi, vitet 1897-1899 ishin vite të arta për rritjen cilësore të shtypit shqiptar. Ai e argumenton këtë, duke përmendur faktet vijuese:

Viti 1897 është viti i hovit dhe i hopit cilësor në historinë e gazetarisë shqiptare, që gjen shprehje me botimin e tri të përkohshmeve të mëdha e të rëndësishme me veprimtari shumëvjeçare publicistike: “La Nazione Albanese” të Anselmio Lorekios në Katanzaro të Italisë (numri i parë më 15 janar 1907); “Albania” e Faik Konicës në Bruksel (numri i parë më 25 mars 1907 dhe i vjetarit “DITËRRËFENJËSI (Kalendari) SHQIP” në Sofje të Bullgarisë. Ata i paraprijnë krijimit të një sistemi të organizuar e të qëndrueshëm të shtypit shqiptar me karakter informativ e problemor. Në qoftë se me të përdyjavshmen “La Nazione Albanese”, shtypi shqiptar e mbi Shqipërinë në gjirin e arbëreshve të Italisë ngrihet në një shkallë të lartë profesionale; me të përmuajshmen “Albania” fillon era e re e gazetarisë shqiptare në kuptimin e mirëfilltë të saj. Faik Konica me revistën “Albania” hedh themelet e gazetarisë shqiptare politike, kulturore, shoqërore, letrare e artistike në gjuhën shqipe. Gazetaria shqipe pasurohet me të përdyjavshmen “Albania e vogël” (numri i parë më 1 nëntor 1899), fletore me kahje të dukshme politike, që Faik Konica e boton në vitet 1899-1903 krahas revistës “Albania”.

Po atë vit, më 1897, dalin edhe dy fletore: e përjavëshmja “Shqipëria”(1897-1899) e Bukureshtit në gjuhët shqip e rumanisht (numri i parë 10 maj 1897) dhe gazeta shqipe “Zani i Scyptarit” në Borgo Erizo, zëdhënëse e komunitetit shqiptar të Zarës në Dalmaci. Avokati arbëresh Genario Lusi më 1 maj 1898 hedh në qarkullim gazetën dyjavore “La Nuova Albania” (Shqipëria e Re), “Organ i Komitetit politik shqiptar të Napolit”, që do të vijojë gjatë viteve 1898-1899 dhe 1904 me disa ndëprerje. Anselmio Lorekio më 1899 fton në Romë dy prej personaliteteve të njohur të Rilindjes kombëtare, Mehmet Frashërin dhe Dervish Himen, të cilëvë u beson  në Romë gazetën dygjuhëshe, shqip e frëngjisht “Zen’i Shqipenisë” (Echo d’Albania).

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur hamit boriçi jeronim de rada la nazione albanese shtypi shqiptar hamit boriçi jeronim de rada la nazione albanese shtypi shqiptar

Sondazh

Poll