Bota

Greqi/ Sulmohet me molotov televizioni ‘SKAI”, 4 persona të maskuar hedhin tri koktelje dhe largohen

18 Prill 2020, 12:42 Nga DOSJA
Greqi/ Sulmohet me molotov televizioni ‘SKAI”, 4 persona

GREQI- Televizioni i njohur grek ‘SKAI’,është sulmuar mëngjesin e ditës së sotme me lëndë shpërthyese të njohur si molotov. Mediat vendase kanë bërë me dije se sulmi ka ndodhur rreth orës 3 e mëngjesit nga katër persona të cilët ishin të maskuar. Mësohet se burrat lëvizën rreth murit dhe hodhën tre kokteje Molotov por që fatmirësisht nuk shkaktuan dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Policia ka rrethuar menjëherë televizionin dhe ka nisur hetimi për të gjetur agresorët.

Ndërsa, moderatori George Avtias në emisionin e mëngjesit të SKAI ka konfirmuar se të gjithë janë mirë dhe program i televizionit do të vazhdojë normalisht.

“Ne jemi të gjithë mirë dhe programi i stacionit do të vazhdojë normalisht”.-tha ai.

Burimi: Skai.gr

(A.K;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi sulmohet televizioni skai greqi sulmohet televizioni skai

Sondazh

Poll

Bota 18 Prill 2020, 12:36

Kosovë-  Valbona Tafilaj ka arritur që pas 30 ditësh qëndrimi në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare ta mposhtë koronavirusin e ri, që shkakton s...