Bota

Danimarka hap shkollat, fëmijët 2 metra larg njëri-tjetrit, studimi që solli hapjen: Janë imunë nga koronavirusi

18 Prill 2020, 10:43 Nga DOSJA
Danimarka hap shkollat, fëmijët 2 metra larg njëri-tjetrit,

DANIMARKË- Danimarka u bë shteti i parë europian që rihapi shkollat ​​fillore dhe kopshtet këtë javë pas izolimit. Ky vendim u mor nga Kryeministri Mette Frederiksen, i cili u shpreh se vendi e kishte kaluar me sukses këtë situatë. Numri i viktimave në Danmarkë prej ditësh po vjen në rënie sakaqë në  vend deri më tani janë shënuar 300 vdekje dhe 6,879 raste nga Covid-19.

Që prej të mërkurës, qindra fëmijë nën moshën 12 vjeç i janë drejtuar bankave të shkollave, mirëpo mediat bëjnë me dije po zbatohen rregullat pasi nxënësit do të rrinë nga dy metra larg dhe një mësues do të japë  mësim me 12 nxënës.  “Fëmijët kanë qenë shumë të durueshëm dhe rihapja e shkollave ka ardhur pa asnjë problem. Të gjitha metodat që po ndjekim janë të reja dhe gjithçka kërkon më shumë kohë, por ne jemi të lumtur që jemi rikthyer, “- tha Jette Bjorn Hansen, drejtoresha e nje shkolle fillore në Kopenhagen.

Por edhe pse qeveria mori këto masa jo të gjithë jaën të lumtur pasi prindërit kanë frikë të nxjerrin fëmijët jashtë.

“Unë nuk do t’i dërgoj fëmijët e mi në shkollë për asgjë në botë. Unë mendoj se shumë prindër janë duke menduar. Pse fëmija im i vogël duhet të dalë i pari jashtë” -ka thënë një prind.

Christian Vejse, një shkencëtar në departamentin e sëmundjeve infektive në Universitetin Aarhus, u mundua të qetësonte prindërit, duke theksuar se infektimi nga virusi nuk do të ishte problematik në një grupmoshë.

Duke parë Suedinë fqinje, e cila i ka mbajtur shkollat ​​të hapura pa një rritje drastike të infeksioneve, kemi arritur në përfundimin se nuk ishin një faktoe shtytës kryesor për përhapjen e virusit”, tha ai.

Sipas mediave mësohet se Danimarka e mori vendimin për rikthimin në shkolla dhe kryesisht të këtyre fëmijëve bazuar bazuar në një sërë studimesh. Studimet thonë se se fëmijët kanë shumë pak të ngjarë të infektohen me koronavirus.  Nuk është ende e qartë nëse fëmijët janë 100% imunë ndaj virusit, por në shumicën e familjeve daneze ku ka patur më shumë se një anëtar të infektuar, fëmijët kanë rezultuar negativë më koronavirus.

Ndërkohë vende të tjera ka të ngjarë të ndjekin Danimarkën së shpejti. Gjermania do të fillojë hapjen e shkollave të saj në fillim të muajit tjetër, ndërsa kopshtet e Norvegjisë do të hapen të hënën dhe pjesë të shkollave fillore një javë më vonë.

Burimi: Weforum

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronaviruis ne danimarke mette frederiksen koronaviruis ne danimarke mette frederiksen

Sondazh

Poll