Bota

Studimi; Covid-19 mund të mbijetoj në temperaturën 60 ° C

18 Prill 2020, 11:02 Nga DOSJA
Studimi; Covid-19 mund të mbijetoj në temperaturën 60 ° C

FRANCË-Sipas një studimi të kryer nga Universitetit i Marsejes, është zbuluar Sars-Cov-2 mund të mbijetojë në temperatura të larta dhe kryesisht deri në 60° C për periudha të gjata kohore. Për analizat e tyre, shkencëtarët përdorën qelizat e veshkave nga majmunë afrikan që ishin të infektuar me Covid-19.

Ata e ekspozuan koronavirusin në 56 gradë Celsius për 30 minuta, 60 gradë Celsius për 60 minuta dhe 92 gradë Celcius për 15 minuta. Ndërsa temperaturat e larta uleshin ndjeshëm ata vunë re se virusi u përhapte akoma me shumë. Ndërkohë vetëm gjatë ekspozimit së koronavirusit për 92 gradë Celsius për 15 minuta, ai nuk u përhapte.

Ndërsa teknikët e laboratorit në të gjithë globin përdorin protokollin e zakonshëm prej një ore 60 gradë Celsius për të zhdukur viruset vdekjeprurëse para përpunimit të mostrave të provës. Mirëpo ky ky studim, ka treguar se kjo metodë nuk është shumë efektiv me virusin COVID-19, duke i vendosur punonjësit që merren me këtë ccështje në rrezik të lartë të kontraktimit të virusit ndërsa bëjnë punët e tyre.

Por megjithatë studiuesit sugjerojnë përdorimin e kimikateve në vend të temperaturës së afërt të vlimit për të ulur përhapjen e virusit, duke u dhënë mundësi teknikëve të laboratorëve të ruajnë sigurinë e tyre.

Burimi; english.alarabiya

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll