Art&Argëtim

Majlinda Bregu hap dyert e shtëpisë në Sarajevë: Familja im s’është hakmarrëse, s’i kemi bërë keq njeriu, mamaja th

25 Mars 2019, 10:17 Nga DOSJA
Majlinda Bregu hap dyert e shtëpisë në Sarajevë: Familja im

SARAJEVË- Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka hapur dyert për mediat, nga Sarajeva, ku tashmë prej muajsh qëndron në detyrë.

My Living shkoi në shtëpinë e Bregut, e cila rrëfeu detaje nga jeta e saj private. Bregu tha se nëna e saj është një ndër njerëzit që admiron, si edhe shtoi se familja e saj dhe ajo e prindërve të bashkëshortit nuk i kanë bërë kurrë keq askujt.

“Ka shumë njerëz tek të cilët atashohem për karakteristika të ndryshme. Do të thoja ime më për dhembshurinë për t’i parë të gjithë mirësa ndonjëherë të ngre nervat se njeriu duhet të thotë, dhe do shajë dikë që e ka bezdisur ose i ka bërë keq. Ndërsa ajo ka një qetësi të jashtëzakonshme në këtë pjesë duke besuar që çfarë haku nuk merrot njeriu të gjitha haqet i merr Zoti dhe në këtë aspekt do të thoja që është ajo. Im atë po prapë nga ana tjetër me atë dëshirën dhe vullnetin e mirë për të qënë i përkushtuar në familje. Më kanë bërë habi, prindërit e tim shoqi. Bëja habi dhe thoja si ka mundësi, njërëz që kanë vuajtur nëpër burgje, internime, i kanë masakruar, i kanë vrarë vëllezërit, nuk kanë parë vellain për shumë vite se është arratisur, kanë pasur një vullnet dhe një dëshirë për të parë përpara. Këtë mungesë të sensit të hakmarrjes, nuk e shoh as te im shoq. Pra në njerëz të ndryshëm gjej vlera të ndryshme.”-tha Bregu.

Majlinda Bregu është një nga ish-ministret e qeverisë Berisha, dhe njihet si një nga kritiket më të forta të kryedemokratit Lulzim Basha. Bregu u largua nga PD që prej zgjedhjeve të 2017-ës kur Basha e la jashtë listave të kandidatëve për deputetë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kritiket e bashes lulzim basha majlinda bregu qeveria rama 2 kritiket e bashes lulzim basha majlinda bregu qeveria rama 2

Sondazh

Poll