Art&Argëtim

Godet me brryl dhe i ngre zërin ‘live’/ Këngëtari i njohur dhunon bashkëshorten? Pamjet që i shokuan të gjithë

16 Prill 2020, 16:31 Nga DOSJA
Godet me brryl dhe i ngre zërin ‘live’/ Këngëtari i

KANADA– Një video “live” e këngëtarit të njohur, Michael Bublé dhe bashkëshortes së tij, Luisana Lopatilo,  është bërë virale për shkak se ndjekësit në një moment kanë menduar se ai u tregua agresiv me partneren kur kjo e fundit ndërhyri duke përshëndetur fansat.

Në video shihet se gjatë këtij momenti këngëtari mesa duket ka harruar se ishte live dhe ka goditur gruan me bërryl dhe i ka ngritur zërin. Kur ka kuptuar se ka qenë në kamera ka reflektuar në mënyrë të menjëhershme duke i hedhur krahun për ta përqafuar. Ndërsa bashkëshortja e tij ka habitur me reagimin e saj pasi i ka kërkuar falje në sy të të gjithë ndjekësve.

no sé ustedes pero yo ví ésto y quedé indignada con ese trato de Michael a Luisana , en serio quedé WTF pic.twitter.com/tuzyizgQTq

— Sol? (@solciadler) April 10, 2020

Fansat sapo panë këto sekonda janë shprehur të shqetësuar për mënyrën se si artisti e trajton gruan e tij, duke mos e fshehur habinë ndaj sjelljes së tij.

Duke qenë se gjatë kësaj kohe ndodhen në karantinë, çifti futet shpesh live dhe janë dalluar disa shenja të tjera dhune. Në një video tjetër këngëtari ka përdorur fjalë kërcënuese ndaj bashkëshortes, pasi kjo e fundit iu bashkua në live dy minuta me vonesë. Me të qeshur Michael Bublé i tha se nuk do t’ja falte dhe se do ta vriste. 

Michael Buble demuestra conductas agresivas hacia Luisana Lopilato. Aquí ella demora 2 min por preparar un postre a los hijos y él comienza el live solo y reacciona así. PUTO MACHIRULO. pic.twitter.com/YRn6J963bb

— Mads (@madt30) April 12, 2020

Kujtojmë se Michael Buble është akuzuar për dhunë edhe më parë, detaje ky që shton dyshimet tek ndjekësit. 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz luisana lopatilo michael buble luisana lopatilo michael buble

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Prill 2020, 09:06

TIRANË– Jonida Maliqi poston shpesh video me të ëmën, e cila tashmë është një personazh i njohur për ndjekësit e këngëtares. Madje ajo ka fituar popullarit...