Art&Argëtim

Shuhet nga jeta si pasojë e Covid-19 shkrimtari i mirënjohur kilian

16 Prill 2020, 12:42 Nga DOSJA
Shuhet nga jeta si pasojë e Covid-19 shkrimtari i mirënjohur kilian

SPANJË– Shkrimtari i mirënjohur kilian, Luis Sepulveda ka vdekur në një spital në veri të Spanjës rreth gjashtë javë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, në moshën 70-vjeçare.

Autori më i lexuar kilian, i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në mërgim në Evropë, u dërgua në spital më 25 shkurt pasi tregoi për herë të parë simptomat e Covid-19, pas kthimit nga një festival i librit në Portugali.

Deri më 10 mars, gazetat lokale raportuan se ai ishte në gjendje kritike, por që prej asaj kohe, nuk ishin dhënë detaje të mëtejshme me kërkesë të familjes.

Punëtorët e shëndetit dhanë gjithçka për të shpëtuar jetën e tij por ai kurrë nuk e kapërceu sëmundjen. Ngushëllimet e mia për gruan dhe familjen e tij,”– u shpreh Adrian Barbon, presidenti i rajonit të Asturias, ku autori kishte jetuar për 20 vitet e fundit.

Lindur në teor 1949 në Ovalle, në veri të kryeqytetit të Kilit Santiago, Sepulveda u bë një aktivist politik kur ishte i ri, së pari me Rininë Komuniste të Kilit, dhe më pas me Socialistët.

Ai u burgos dhe u torturua nga regjimi Pinochet pasi një grusht shteti ushtarak i mbështetur nga SH.B.A. rrëzoi demokracinë e Kilit në vitin por u lirua dy vjet e gjysmë më vonë pasi ndërhyri “Amesty International”.

Sepulveda u internua në 1977 dhe udhëtoi gjerësisht para se të vendoset në Evropë, ku ai mësoi rrjedhshëm frëngjisht, italisht dhe anglisht.

Ai fitoi rëndësi ndërkombëtare në fund të viteve 1980 me romanin e tij të parë “Njeriu i vjetër që lexon histori dashurie”, dhe vazhdoi të shkruante rreth 20 romane, kronika, histori dhe libra për fëmijë.

Të njohur për humorin e thjeshtë dhe përshkrimet e jetës së zakonshme në Amerikën Latine, veprat e tij janë përkthyer në gjuhë të shumta.

Burimi: France24

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture covid-19 luis sepulveda shkrimtari kilian vdes luis sepulveda covid-19 luis sepulveda shkrimtari kilian vdes luis sepulveda

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Prill 2020, 09:06

TIRANË– Jonida Maliqi poston shpesh video me të ëmën, e cila tashmë është një personazh i njohur për ndjekësit e këngëtares. Madje ajo ka fituar popullarit...