Aktualitet

Në depresion për 15 vite, i riu u kërkon falje prindërve për vuajtjet e vështirësitë që kanë  kaluar

24 Mars 2019, 09:35 Nga DOSJA
Në depresion për 15 vite, i riu u kërkon falje prindërve

Në programin “Dua të të bëj të lumtur”, trajtohen tematika dhe histori prekëse nga më të ndryshmet, për vetë faktin se formati i emisionit është i tillë. Në programin e mbrëmjes së djeshme, në Top Channel u trajtua historia e një të riu, i cili prej vitesh kishte vuajtur nga depresioni. Kjo ishte historia e Jetmirit, i cili krizat e para i kishte shfaqur në periudhën e gjimnazit.

Ai kishte filluar të mbyllej në vetvete, të abuzonte me alkoolin dhe të shfaqte shenja dhune. Prindërit të shqetësuar nga sjellja e Jetmirit kishin kërkuar ndihmën e mjekëve, të cilët pas disa ekzaminimeve kishin kuptuar që ai vuante nga depresioni dhe nga çrregullimet psikologjike.

Jetmiri në studio rrëfeu se shpeshherë e humbiste vetëkontrollin dhe nuk e kuptonte se çfarë bënte. Madje ai thyente çdo gjë që i dilte përpara dhe kishte arritur deri aty sa të ushtronte dhunë fizike mbi prindërit. Ai tregoi se kur qetësohej dhe kuptonte se çfarë kishte bërë ndihej në faj dhe mbyllej akoma më shumë në vetvete. Pavarësisht gjithçkaje prindërit i kishin qëndruar pranë dhe ishin kujdesur për të duke i dhënë forcën që i nevojitej për të dalë nga ajo gjëndje.

Për këtë arsye në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Jetmiri kishte ftuar prindërit e tij. Ai i kërkoi falje nënës për dhimbjen dhe vuajtjen që i kishte shkaktuar duke i thënë: “Të kam lodhur shumë dhe të kam bërë të vuash. Të kërkoj falje për çdo gjë dhe të falenderoj sepse jam ky që jam sot falë teje”.

Në fund si Jetmiri dhe nëna e tij dhanë një mesazh për të gjithë njerëzit që vuajnë nga depresioni, që nuk duhet të kenë frikë nga paragjykimet dhe se nuk duhet të kenë turp që t’i drejtohen psikologut.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet depresion programi dua te te bej te lumtur depresion programi dua te te bej te lumtur

Sondazh

Poll