Aktualitet

Nuk pranuan të karatinoheshin në hotel/ Bëjnë sikur kthehen në Greqi, 3 shqiptarët kalojnë ilegalisht në atdhe, Policia

14 Prill 2020, 15:27 Nga DOSJA
Nuk pranuan të karatinoheshin në hotel/ Bëjnë sikur kthehen

KAKAVIJË– Tre shqiptarë janë arrestuar nga Policia Shqiptare pasi kanë kaluar në mënyrë të jashtëligjshme kufirin e Kakavijës. Mësohet se në pranga e Policisë kanë rënë: G.K., 29 vjeç, banues në Berat, J. K., 27 vjeç, banues në Kuçovë dhe O. B, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Disa ditë më parë janë njohur nga Policia Kufitare me rregullin se duhet të vetëkarantinoheshin 14 ditë me shpenzimet e tyre, të tre nuk kanë pranuar të hyjnëdhe janë larguar përsëri në tokën greke. Por vetëm për të hyrë ilegalisht në Shqipëri. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”. Të arrestuarit, të ndëshkuar edhe më parë, disa herë, me masa administrative, për kalim të paligjshëm të kufirit. Këta shtetas ishin paraqitur më parë në PKK Kakavijë dhe pasi janë njohur nga Policia Kufitare me rregullin se duhet të vetëkarantinoheshin 14 ditë me shpenzimet e tyre, nuk kanë pranuar të hyjnë në territorin shqiptar e janë larguar përsëri në tokën greke dhe më pas kanë hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër, ku dhe janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare. Nisur dhe nga situata aktuale e pandemisë, këta shtetas përbëjnë rrezik potencial në përhapjen e pandemisë duke shmangur me veprimet e tyre detyrimet që u lindin në bazë të kuadrit ligjor për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve ngjitëse në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër i arrestuan në flagrancë shtetasit G. K., 29 vjeç, banues në Berat, J. K., 27 vjeç, banues në Kuçovë dhe O. B, 20 vjeç, banues në Vlorë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dogana e kakavijes emigrantet e mbetur jashte kakvije dogana e kakavijes emigrantet e mbetur jashte kakvije

Sondazh

Poll