Aktualitet

Vodhën banesën në Mallakastër, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim

24 Mars 2019, 08:31 Nga DOSJA
Vodhën banesën në Mallakastër, arrestohen dy persona,

Mallakastër- Në prangat e policisë kanë rënë dy persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohen se kanë grabitur me dhunë një banesë në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

Nga policia janë arrestuar  K.S, 21 vjeç dhe  A.M, 22 vjeç. Ky i fundit rezulton i dënuar  më parë për vjedhje me armë në Greqi. Po kështu është shpallur në kërkim edhe shtetasi M.H.

Njoftimi i policisë:

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 22 Mars në fshatin Greshicë të Mallakastrës ku u vodh me dhunë një banesë.

Ndalohen 2 autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë, shpallet në kërkim bashkëpuntori tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, pas marrjes së njofitmit se në një banesë në fshatin Greshicë kishin hyrë të maskuar 3 persona ku nën kërcënimin e armëve të ftohta kishin dhunuar familjarët dhe i kishin marrë një sasi lekësh, u ngrit grupi hetimor i cili bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin në kohë rekord të autorëve të dyshuar.

Pas një pune hetimore të mirëorganizuar, u bë ndalimi i shtetasve:

K.S, 21 vjeç, banues në Panahor.
A.M, 22 vjeç, banues në Panahor (të dy të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.)

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpuntorit tjetër, shtetasit M.H.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në ngarkim të këtyre tre shtetasve për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 21 vjeç 22 vjeç a.m arrestohet dy persona grabitje banese në mallakastër k.s 21 vjeç 22 vjeç a.m arrestohet dy persona grabitje banese në mallakastër k.s

Sondazh

Poll