Bota

Spanja nis masat lehtësuese, nga e hëna do lejohen puna në ndërtim dhe prodhim

11 Prill 2020, 19:33 Nga DOSJA
Spanja nis masat lehtësuese, nga e hëna do lejohen puna në

SPANJË- Situata e COVID-19 në Spanjë vijon të jetë e rënduar, por qeveria ka marrë vendim që të nisë me lehtësimin e masave. Ditët e fundit numri i vdekjeve dhe të infetkaurve të rinj po ulet dhe sipas ekspertëve tregon se është kaluar piku.

Sipas mediave të huaja, mësohet se ministrat spanjoll këmbëngulin se lejimi i mijëra njerëzve të kthehen në punë javën e ardhshme nuk duhet të shihet si një “lehtësim” i kufizimeve të vendit të goditur rëndë, por si çlirim për ekonominë.

Bëhet me dije se nga e hëna, punëtorët në industri si ndërtimi dhe prodhimi do të lejohen të kthehen në punë, por nën masa të rrepta, me doreza e maska.

“Ne jemi akoma në fazën e izolimit. Ne nuk kemi filluar ndonjë lehtësim të kufizimeve,” tha Ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministrin e Shëndetësisë Salvador Illa më herët sot. 

Ndërkohë mësohet se forcat e sigurisë do të shpërndajnë 10 milion maska ​​në qendrat e transportit publik në ditët e ardhshme, pasi përdorimi i tyre është i rekomanduar, por jo i detyrueshëm.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje masat lehtesuese koronavirusi ne spanje masat lehtesuese

Sondazh

Poll