Bota

Prishtina futet në karantinë, sot u konfirmuan dhe njëzet raste të reja me COVID-19 në kryeqytet

11 Prill 2020, 19:24 Nga DOSJA
Prishtina futet në karantinë, sot u konfirmuan dhe njëzet raste

KOSOVË- Njëzet raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Prishtinë dhe kanë detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të kthejë kryeqytetin në karantinë. Sipas një njoftimi nga ministria e Shëndetësisë nga 94 mostra të testuara sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, për SARS-Cov-2, 20 prej tyre kanë rezultuar pozitive në Prishtinë. 

“Pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të 27 rasteve të reja pozitive sot në Kosovë me SARS-Cov-2, prej të cilave 20 në Prishtinë, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë”, thuhet në njoftim,.

Me këtë vendim, ndalohen hyrje dhe daljet në komunën e Prishtinës. Deytrohen të gjithë qytetarët që të respektojnë masat sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Po sot Ministri Vitia shpalli zonë karantinë edhe Komunën e Ferizajt, pasi që banorët e kësaj komune dyshohet se kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt me personin e infektuar me Koronavirusin Covid-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arben vitia koronavirusi ne kosove prishtina ne karantine arben vitia koronavirusi ne kosove prishtina ne karantine

Sondazh

Poll