Bota

Traditat dhe veshjet e arbëreshëve në Jug të Italisë (VD)

11 Prill 2020, 14:43 Nga DOSJA
Traditat dhe veshjet e arbëreshëve në Jug të Italisë

ITALI– Përmes një  video të publikuar në rrjetet sociale jepet një kolazh me imazhe fotografike, ku janë përfshirë disa nga komunat më të njohura ku banojnë sot arbëreshët në Jug të Italisë.

Mes tyre çdo komunë ka specifikat e veta në veshje, gjë që e shton larmishmërinë e ngjyrave dhe të motiveve dhe sjell gjurmët e së kaluarës, të cilat nuk janë asimiluar nga vendi pritës, pesha e shekujve, regjimet e rrymat artistike.

Gjithashtu edhe veshjet janë unike. Çdo veshje ka veçantinë e saj: ka rrip, harqe, vello, kapele, të gjitha të bëra me materiale me cilësi të lartë dhe punë artizanale. Ngjyra më e zakonshme është e kuqja, e ndjekur nga jeshilja dhe vjollca.

Në shumicën e rasteve këto veshje përdoren nëpër festa familjare, por edhe nëpër kremtime ritesh fetare. Pas meshës së të dielës së Pashkëve, të gjithë arbëreshët mblidhen së bashku për paradën e kostumeve tradicionale.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora arbereshët e italise arbereshët e italise

Sondazh

Poll

Bota 11 Prill 2020, 13:51

Si funksionon OKB gjatë pandemisë

SHBA– OKB në Nju Jork ka adoptuar metodat e punës dhe që nga 16 marsi vazhdon funksionimin me punonjës në distancë dhe prezencë të minimalizuar fizike personeli...

Bota 11 Prill 2020, 12:37

SHBA– Koronavirusi ka lënë ditë pas dite histori të trishta e të dhimbshme sa i përket pacientëve të infektuar. Mes shumë historive që janë bërë virale janë vet...