Bota

Bilanc tragjik në Britani/ Vdesin 917 njerëz nga koronavirusi në 24 orët e fundit, mes tyre edhe një 11-vjeçar

11 Prill 2020, 15:10 Nga DOSJA
Bilanc tragjik në Britani/ Vdesin 917 njerëz nga koronavirusi në

BRITANI E MADHE- Të paktën 917 të tjerë të vdekur brenda një dite në Britaninë e Madhe duke e çuar numrin e vdekjeve të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar afro 10,000.

Kjo është një shifër relativisht e lartë që përfshin 823 vdekje në Angli, ku ka vdekur edhe një 11-vjeçar duke u bërë një nga viktimat më të reja në vend nga shpërthimi  i Covid-19.

Skocia raportoi 47 vdekje sot, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve atje në 542, ndërsa 15 njerëz të tjerë kanë humbur jetën në Irlandën Veriore duke e çuar numrin e përgjithshëm në 107.

Shifrat e reja të sakta që nga ora  17:00 e së premtes deri më tani pasojnë një rritje masive prej 980 dje dhe 938 të enjten. Numri i njerëzve të infektuar në të gjithë Britaninë ka shkuar në 78,991.

Burimi: METRO  

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll

Bota 11 Prill 2020, 13:51

Si funksionon OKB gjatë pandemisë

SHBA– OKB në Nju Jork ka adoptuar metodat e punës dhe që nga 16 marsi vazhdon funksionimin me punonjës në distancë dhe prezencë të minimalizuar fizike personeli...

Bota 11 Prill 2020, 12:37

SHBA– Koronavirusi ka lënë ditë pas dite histori të trishta e të dhimbshme sa i përket pacientëve të infektuar. Mes shumë historive që janë bërë virale janë vet...