Art&Argëtim

Marina lë moderimin, së shpejti me një biznes të vetin

23 Mars 2019, 07:20 Nga DOSJA
Marina lë moderimin, së shpejti me një biznes të vetin

Ajo është një nga moderatoret më të spikatura për bukurinë e saj, por ka disa kohë që nuk po dëgjojmë për projekte të reja në televizion. Herën e fundit e pamë në Klan Tv, ku prezantoi emisionin ‘C’est la vie’.

Që nga ajo kohë, Marinën e shikojmë vetëm në rrjete sociale, ku poston foto dhe video nga udhëtimet e shpeshta që bën me partnerin e saj, Getoar Selimin. Por çfarë po bën Marina me karrierën e saj?

Me sa duket edhe Marina nuk i ka shpëtuar dot trendit të vipave dhe ka vendosur të hapë një biznes. Ajo ka shpërndarë në profilin e saj të Instagramit një foto, në të cilën shkruan se kërkon të punësojë njerëz në disa profile.

“Jemi duke kërkuar për:

-Stilist

-grimier

-parukier për stilim flokësh

-fotograf

-asistente personale

Shkruajeni saktë adresën e email-it”-shkruan moderatorja në postim.

Aq është dashur që të nisim dyshimet e para se moderatorja ka vendosur të hapë një biznes! Mbetet për tu parë në vazhdim se sa e vërtetë është kjo!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz biznes marina vjollca moderatore motrat vjollca biznes marina vjollca moderatore motrat vjollca

Sondazh

Poll