Sport

Lazio duhet të frikësohet! PSG gati të rrëmbejë për 120 milionë euro dy “xhevahirët” e skuadrës

10 Prill 2020, 13:55 Nga DOSJA
Lazio duhet të frikësohet! PSG gati të rrëmbejë

ITALI– Paris Saint Germain ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm, ku do t’i duhet të bëjë disa përforcime, veçanërisht në repartin e mesfushës dhe atë të mbrojtjes, ndërsa burime nga klubi francez raportojnë se Leonardo ka piketuar dy futbollistë të Lazios.

Bëhet fjalë për mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic, që ndiqet prej kohësh nga Paris Saint Germain dhe jo vetëm, si dhe mbrojtësin Adam Marusic, i cili gjithashtu ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me fanellën bardhekaltër.

Për të dy lojtarët klubi francez është gati të paguajë një shifër prej 120 milionë eurosh, para këto që do të joshnin presidentin Claudio Lotito për të pranuar shitjen e dy prej futbollistëve më të spikatur të Lazios së tij.

(e.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport adam marusic claudio lotito paris saint germain sergej milinkovic-savic adam marusic claudio lotito paris saint germain sergej milinkovic-savic

Sondazh

Poll