Sport

Ky qytet në Itali vazhdon të vuajë koronavirusin, partnerja e mbrojtësit shqiptar prodhon maska falas

10 Prill 2020, 11:40 Nga DOSJA
Ky qytet në Itali vazhdon të vuajë koronavirusin, partnerja e

Në Itali, qyteti i Bergamos vazhdon të vuajë koronavirusin, lufta me këtë pandemi vazhdon dhe të gjithë në qytet po mundohen të ndihmojnë njëri-tjetrin, përfshirë mbrojtësin e përfaqësueses Berat Gjimshiti dhe partneren e tij, Alisa Menkovic që punon si stiliste dhe në kohë të zakonshme qep rroba të ndryshme.

Në këtë periudhë ajo ka vendosur ta ndryshojë tërësisht misionin e saj dhe ka vendosur të qepë maska për njerëzit që kanë nevojë për një të tillë.  Mbrojtësi gjithashtu tregon edhe mbi situatën e tmerrshme, që po kalon qyteti ku ai jeton, Bergamo.

“Ideja lindi kur e pamë situatën këtu në Bergamo, shumë njerëz kërkojnë maska dhe nuk i gjejnë dot. Partnerja ime i krijon ato dhe më pas ia dërgon falas atyre që nuk kanë mundësi t’i blejnë. Ndihma e të gjithëve është e nevojshme, si për ata që vuajnë, ashtu edhe për mjekët dhe infermierët që bëjnë gjëra të mëdha në spitale. Ne jemi të gjithë në vështirësi, diçka që nuk ka ndodhur kurrë dhe për të cilën nuk ishim të përgatitur.”, përfundoi mbrojtësi shqiptar.

(e.ç/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alisa menkovic berat gjimshiti koronavirusi ne sport alisa menkovic berat gjimshiti koronavirusi ne sport

Sondazh

Poll