Bota

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Boris Johnson, kryeministri britanik del nga terapia intensive

9 Prill 2020, 18:30 Nga DOSJA
Përmirësohet gjendja shëndetësore e Boris Johnson,

BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik, Boris Johnson është përmirësuar dhe ka dalë nga terapia intensive. “The guardian“, shkruan se Johnson është transferuar tashmë në një tjetër pavion në spitalin St Thomas.

Burime nga spitali, shprehen për median në fjalë se kryeministri britanik është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore dhe shpirtërore tashmë, por që do të jetë nën monitorim në orët në vazhdim.

Gjendja e Johnson filloi të përmirësohet një natë më parë, kur kancelari Rishi Sunak njoftoi se tashmë kryeministri britanik mund të ulej në shtrat pa ndihmën e mjekëve dhe se po monitoronte punën.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka kaluar natën e pestë në spitalin e St.Thomas në Londër pasi  gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua shumë për shkak të koronavirusit. 

55 vjeçari, u shtrua në spitalin St Thomas të dielën e kaluar pasi prej 10 ditësh simptomat e tij të koronavirusit ishin përkeqësuar, duke i shkaktuar shumë probleme kryesisht me mushkëritë. Analizat konfirmuan se kryeministri britanik nuk ka pneumoni.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson boris johnson me covid-19 britani e madhe boris johnson boris johnson me covid-19 britani e madhe

Sondazh

Poll