Bota

Ulen vdekjet në Spanjë, 683 viktima brenda 24 orëve të fundit nga Covid-19, plani i ri ekonomik

9 Prill 2020, 10:27 Nga DOSJA
Ulen vdekjet në Spanjë, 683 viktima brenda 24 orëve të

SPANJË– Ditën e sotme kanë humbur jetën  683 persona në Spanjë brenda 24 orëve nga koronavirusi. Krahasuar me ditët  e tjera, sot Spanja ka shënuar një numër më të ulët të të vdekurve.

Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i të vdekurve në Spanjë  nga koronavirusi ka shkuar në  15.238. Ndërsa të infektuar në të gjithë territorin spanjoll janë konfirmuar afro  152.446 njerëz.

Ndërkohë sipas autoriteteve në vend mësohet se po shihet një rënie e epidemisë së koronavirusit, megjithatë kryeminsitri spanjoll ka bërë thirrje që qytetarët të vijojnë me zbatimin e rregullave.

Zjarri filloi të vihet nën kontroll. Kjo luftë kundër virusit do të jetë një fitore totale.”- ka thënë sot Kryeministri Pedro Sanchez.

Ndërkohë sa i përketë ekonomisë në vend Sanchez u kërkoi të bashkojë panoramën politike të përçarë dhe gjithashtu të përfshijë sindikatat, ndërmarrjet dhe rajone në një politike të përbashkët rindërtimi ekonomik.

“Unë propozoj një pakt të madh për rindërtimin ekonomik dhe shoqëror të Spanjës, për të gjitha forcat politike që duan të shpatullën e të të marrin pjesë.”- deklaroi Sanchez sot në Parlament.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje pedro sánchez koronavirusi ne spanje pedro sánchez

Sondazh

Poll