Bota

Conte: Të zbuten rregullat e BE-së përndryshe do të heqim dorë nga Evropa

9 Prill 2020, 09:58 Nga DOSJA
Conte: Të zbuten rregullat e BE-së përndryshe do të heqim

ITALI -Kryeministri italian Giuseppe Conte, ka folur në lidhje me çështjen e eurobondit, i cili është shprehur nëse BE nuk zbut rregullat, Italia mund të heq dorë nga Evropa, dhe të nisë të gjithë llogaritjet vet.

“Gjermania nuk ka ndonjë të mirë nëse Europa zhytet në recesion. Ne duhet të zhvillojmë instrumentet e nevojshme fiskal. Ne nuk presim që Gjermania dhe Hollanda të paguajnë borxhet tona. Por rregullat e politikës fiskale duhet të lihen mënjanë, përndryshe ne do të duhet të heqim dorë nga Europa dhe ti bëjmë llogaritë tona vetë.”-tha ai.

Po ashtu ai shprehet se, eurobondi është i nevojshëm në këtë situatë për vendet evropiane pasi ta kanë nevojë që ekonomia të ngrihet.

“Unë  Conte vazhdoj, nuk kam pse t’i bind gjermanët, gjermanët duhet të binden vetë. Në fund nuk mund të themi: Operacioni ishte i suksesshëm, por pacienti vdiq.”- u shpreh ai.

Conte theksoi se të gjitha që llogaritë publike në Itali janë në rregull dhe se për emergjencën nga koronavirusi, SHBA dhe Kina kanë ndarë 13% të PBB-së së tyre. Ndër të tjera ai tha se në rast se do të dështojmë, ky dështim do të jetë për të gjithë europën.

“Në rast dështimi, zhgënjimi nuk është vetëm i tij si Giuseppe Conte por zhgënjimi është i të gjithë europianëve, madje edhe i qytetarëve gjermanë. Askujt nuk i bëhet mirë nëse Europa nuk reagon fort. Ne kurrë nuk kemi përjetuar një situatë emergjente të këtij lloji. Janë qytetarët europianë që presin zgjidhje europiane.”- tha Conte.

Burimi:lgiornale.it

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe conte koronavirusi ne itali giuseppe conte koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll