Bota

E trishtë! Nuk u ndanë kurrë nga njëra-tjetra, motrat binjake ndërrojnë jetë nga koronavirusi

9 Prill 2020, 09:30 Nga DOSJA
E trishtë! Nuk u ndanë kurrë nga njëra-tjetra, motrat

BRITANI– Motrat binjake që ndanë një shtëpi së bashku vdiqën brenda disa ditësh nga njëra-tjetra,  pasi të dyja mbetën të infektuara nga koronavirusi. Eleanor Andrews dhe motra Eileen, 66 vjeç, nuk u ndanë kurrë me njëra-tjetrën.

Djali i Eleanor, Stuart tregoi se nëna e tij ishte e para që shfaqi simptoma dhe vdiq më 29 mars. Katër ditë më vonë tezja e tij Eileen ndërroi jetë pasi u pranua në spital për trajtim.

Eileen, e cila vuante nga gjendja e mushkërive COPD, tregoi simptomat e saj në të njëjtën periudhë dhe vdiq në spital.

Stuart tha gjithashtu se edhe vëllai i binjakeve, Philip, i moshës 68 vjeç, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Vdekjet e tyre, brenda hapësirës prej pesë ditësh, kanë shkatërruar familjen e të ndjerave në Abercynon, në Uellsin Jugor.

Djali i Eleanor Stuart dhe gruaja e tij Janice folën sot për trishtimin e tyre. Janice tha: “Ndjehemi sikur jemi në një film horror ose në një makth dhe dikush do të na zgjojë.”

Të dy motrat gëzonin shëndet të mirë, përpara se të infektoheshin me koronavirus. I biri i Eleanor , Stuart tha se dy binjaket e ndjera nuk do të gëzojnë një ceremoni mortore siç e meritojnë, por funerali do të jetë i mbyllur.

Burimi: Mirror

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani covid-19 eleanor andrews koronavirusi ne britani motrat binjake ndërrojne jete nga covid 19 britani covid-19 eleanor andrews koronavirusi ne britani motrat binjake ndërrojne jete nga covid 19

Sondazh

Poll

Bota 8 Prill 2020, 20:48

TIRANË– Chris Cuomo, gazetar i CNN dhe njëherazi vëllai i Guvernatorit të Nju Jorkut është prekur pak ditë më parë nga koronavirusi. Ai ka vendsour që ta n...