Ekonomi

Vetëm 20 ditë në Itali por merr rolin e shpërndarësit të drogës në qytet, pranga 34-vjeçarit shqiptar

6 Shkurt 2019, 08:52 Nga DOSJA
Vetëm 20 ditë në Itali por merr rolin e shpërndarësit

ITALI- Kishte vetëm 20 ditë që kishte mbërritur në Perugia, por shqiptari duket se e kishte zënë mjfat shpejt rolin e shpërndarësit të drogës në qytet.

34-vjeçari shqiptar, ende i paidentifikuar nga mediat italiane, u arrestua për shitje lëndësh narkotike.

Gjithçka filloi nga raportimet e disa banorëve të lagjes, të cilët kishin vërejtur një makinë të dyshimtë qarkullonte rreth zonës dhe bënte ndalesa të shkurtra.

Një situatë tepër anormale kjo, e cila i bëri karabinierët italianë që të viheshin në ndjekje të shqiptarit. Pas dy orësh ndjekje, ata ishin të gatshëm që të idetifikonin makinën dhe shqiptarin, i cili gjatë ndjekjes ishte takuar edhe me një klient tijin.

Kur automjeti u largua nga qyteti drejt pyllit, policët e ndoqën dhe e kapën në flagrancë duke gërrmuar në tokë.

Aty gjetën një kuti të vogël me 19 doza kokainë që peshonin mbi 20 gram secila. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e shqiptarit, policia gjeti materiale për të paketuar doza kokainë dhe 3 mijë euro para kash.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

ekonomi ekonomi arrestohet shqiptari ne itali itali kokaine perugia shperndarje droge arrestohet shqiptari ne itali itali kokaine perugia shperndarje droge

Sondazh

Poll