Aktualitet

COVID-19/ 400 të infektuar dhe 154 të shëruar, 17 raste të reja, ulet numri i të shtruarve. Lajmi i mirë: Asnjë viktimë

8 Prill 2020, 05:50 Nga DOSJA

SHQIPËRI- 400 të infektuar në vendin tonë. Ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në 24 orët e fundit u shënuan 17 raste të reja me një rritje nga dje, kur numri ishte 6. Ndërkohë, epiqendra’ e infeksionit në Shqipëri, mbetet Tirana më 190 raste, e ndjekur nga Shkodra me 45 pacientë pozitivë.

MSH sqaroi se rastet e reja janë vatra familjare dhe jo transmetime komunitare që konfirmon edhe njëherë rëndësinë e distancimit social dhe izolimit. 58 persona janë të shtruar në spitalet COVID-19 ndërkohë që numri të shëruarve sot ka shkuar në 154.

Përsa i përket të infektuarve, në Elbasan burime për dosja.al bëjnë me dije se   rezulton e infektuar edhe gruaja e 46-vjeçarit nga Elbasani, pronar i një restoranti, si edhe një familje me 6 anëtarë në Fier.

Një ditë më parë Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino deklaroi se mes të infektuarve ka edhe gra shtatzëna. Ndërsa, mjeku Pëllumb Pipero, deklaroi se në fund të javës fillon rënia e COVID-19 dhe sipas tij fundi i prillit do të ketë pak raste.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll