Aktualitet

Vetëm 6 raste! Regjistrohet numri më i ulët pas 2 javësh, 383 të infektuar me covid-19, MSH: Shmangni vizitat familjare!

  • Përdorimi i maskave, Bino del kundër Ramës: Vendosini kur shkoni në market!
  • Bino: Të infektuara edhe gra shtatzëna, do aplikohet një test i ri
  • BILANCI I PANDEMISË: 383 të infektuar dhe 22 viktima
  • Vetëm 6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Bilnaci në Shqipëri ka shkuar në 383 pacientë pozitivë, 131 të shëruar dhe 22 viktima. 'Epiqendra' është ende Tirana, ndërkohë me ritme të shpejta po e 'ndjek' edhe Shkodra.
    Featured image of article: Vetëm 6 raste! Regjistrohet numri më i ulët pas 2 javësh, 383 të infektuar me covid-19, MSH: Shmangni vizitat familjare! Silva Bino
    Përditësuar:

    TIRANË– Lajme të mira nga situata e koronavirusit në vend. Ditën e sotme janë shënuar vetëm 6 raste të reja me koronavirus në vend, duke e çuar bilancin në 383 të infektuar. Ndërkohë deri më tani janë shëruar 131 persona, 15 prej të cilëve kanë lënë spitalin 24 orët e fundit. Ndërsa luftën me pandeminë globale e kanë humbur 22 persona.

    ‘Epiqendra’ e infeksionit në Shqipëri, mbetet Tirana më 181 raste, e ndjekur nga Shkodra me 44 pacientë pozitivë. Më pas renditet Durrësi me 38 të infektuar dhe Fieri më 26. Deri më tani në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 pacientë të shtruar, 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 apo ndryshe “Shefqet Ndroqi”, janë shtuar 7 pacientë, 6 prej tyrë në terapi intensive, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe kanë pasur nevojë për intubim.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e infektuara janë të të njëjtës familje, duke treguar që nuk janë respektuar masat e vendosura. Edhe njëherë MSH bëri thirrje që të shmangen ofertat brenda rretheve familjare për të ulur rrezikun për t’u infektuar nga koronavirusi.

    Gjatë deklaratë së saj, shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino u ka rekomanduar qytetarëve që të përdorin maska kur shkojnë për të blerë në supermarket, apo në ambiente të tjera të mbyllura. 

    “Prandaj është shumë e rëndësishmë që të zbatohën masat dhe të mbahet maskë kur të shkojnë në supermarkete dhe në mjedise të grumbulluara.”

    Mirëpo Bino ka dalë kundër deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili më 18 mars, këshillojë qytetarët pasi sipas tij ekspertët shpreheshin se mund të shkaktonte më shumë dëme sesa të mira tek të painfektuarit. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
    Postimi i Ramës

    NJOFTIMI I PLOTË:

    Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Elbasan, Korçë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

    – Tiranë 181 raste
    – Durrës 38 raste
    – Lushnje 5 raste
    – Elbasan 11 raste
    – Fier 26 raste
    – Kavajë 8 raste
    – Rrogozhinë 4 raste
    – Korçë 17 raste
    – Vlorë 5 raste
    – Shkodër 44 raste
    – Lezhë 14 raste
    – Berat 2 rast
    – Has 12 raste
    – Krujë 5 raste
    -Tropojë 4 raste
    – Pukë 4 raste
    – Mirditë 3 raste

    Siç shihet, sot kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19 që tregon se hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre ka funksionuar në mënyrën e duhur dhe është kryer sipas protokolleve të përcaktuara. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment